Lajme

BE: Liderët u pajtuan për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 23 June 2017

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian janë pajtuar për t’i zgjatur sanksionet ekonomike të BE-së kundër Rusisë për 6 muajt e ardhshëm, deri më 31 janar të vitit 2018.

Të 28 shefat e shteteve dhe të qeverive të BE-së, këtë vendim e miratuan mbrëmë gjatë samitit dyditësh në Bruksel, pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, raportuan se si kryengritësit e mbështetur nga Rusia dhe forcat e Ukrainës, që po luftojnë në pjesën lindore të këtij vendi, po i respektojnë Marrëveshjet e Minskut.

Këto marrëveshje ishin përpiluar nga liderët e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës, në Minsk, në vitin 2015, në përpjekje për ndaljen e luftimeve.

-Advertisement-

 Sanksionet, në shënjestër të të cilave janë kryesisht sektorët bankar dhe ai financiar i Rusisë, së pari janë imponuar në qershor dhe korrik të vitit 2014, si përgjigje ndaj agresionit rus në pjesën lindore të Ukrainës dhe për invadimin dhe më vonë edhe aneksimin ilegal të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës.

Pakoja e sanksioneve pastaj është ripërtrië për çdo 6 muaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera