Lifestyle

Liderët e teknologjisë sfidojnë Trumpin

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 02 June 2017

Gjigantët e teknologjisë u mblodhën pas marrëveshjes së Parisit në 2015 për ndryshimet klimaterike, pavarësisht se presidenti Trump vendosi të dalë prej saj.

Lëvizja e Trump është pritur me ankth nga liderët e tjerë botërorë që kanë firmosur marrëveshjen, por zëri më i fuqishëm dëgjohet në shtëpinë e tij.

Shefat ekzekutivë të Apple, Google, Microsoft dhe Facebook kanë kritikuar vendimin e Presidentit.

-Advertisement-

Elon Musk, i cili është dhe anëtar i panelit të biznesit të Trump, bëri të ditur se do të largohet nga posti. “Unë po largohem nga këshilltarët presidencialë. Ndryshimi klimaterik është realë. Të largohesh nga “Parisi” nuk është mirë për Amerikën dhe për botën”, ka shkruar në Twitter Musk.

Kompani të tjera, përfshi IBM dhe Amazon, thanë se do të vazhdojnë të takohen për të arritur objektivat e marrëveshjes për klimën.

“IBM e ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë pjesëmarrjen e SHBA në Marrëveshjen e Parisit”, thuhet në një deklaratë të kësaj kompanie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera