Liderët e partive politike me mesazhe për paqe për Festën e Fitër Bajramit
Autori: Gazeta inFokus
12:49 | 25 June 2017
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiu Naim Tërnava sot ka pritur përfaqësues të institucioneve dhe liderë të subjekteve politike në Kosovë me rastin e Festës së Fiter Bajramit.
Me këtë rast, përfaqësuesit institucional shfrytëzuan rastin që të urojnë edhe qytetarët e Kosovës për Festën e Bajramit.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, tha se Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë një punë shumë të madhe në ruajtjen e unitetit në vend dhe më gjerë.
Mustafa: Kjo festë na bënë bashkë të gjithëve
“Unë shfrytëzoj rastin t’ju uroj këtë festë shumë të rëndësishme për ne. Isha sot që Bashkësisë Islame dhe Myftiut t’i uroj Festën e Bajramit. Kjo është festë që të gjithëve na bënë bashkë, jo vetëm simbolikisht në një tryezë, por edhe mendërisht që ne bashkërisht të shkojmë përpara, që të zgjidhim të gjitha problemet që janë probleme të qytetarëve tanë, që të jetojmë më mirë, që të respektojmë vlerat themelore të një shoqërie, që të punojmë për paqe, për stabilitet dhe për mirëqenie të gjithë qytetarëve tanë. Unë shpreh edhe sot respektin shumë të lartë për Bashkësinë Islame të Kosovës, për punën që kjo bashkësi e ka bërë në unitetin e qytetarëve tanë, por edhe në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë”, tha Mustafa.
Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se Festa e Fiter Bajramit përçon mesazhin e paqes dhe dashurisë, dhe ka ftuar qytetarët që t’i ndihmojnë më shumë njëri-tjetrit.
Veseli: Ftoj të gjithë qytetarët të duan më shumë njëri-tjetrin
“Me fat Bajrami të gjithë besimtarëve mysliman, të gjithë atyre që besojnë tek Zoti, te mirësia, te dashamirësia dhe tek afrimi me njëri-tjetrin. Kjo është një ditë e madhe, një ditë e veçantë, një ditë e përmendjes, mëshirës dhe bamirësisë. Kisha ftuar të gjithë qytetarët, ta ndihmoni njëri-tjetrin, të qëndroni më afër njëri-tjetrit dhe dojeni më shumë njëri -tjetrin sepse kështu në mënyrë më të mirë ecë edhe vendi ynë përpara”, tha Veseli.
Ai ka theksuar se në këtë ditë duhet të kujtohen heronjtë e rënë në luftën për lirinë e Kosovës, si dhe të afërmit të cilët më nuk janë në mesin e familjeve të tyre.
Për vizitë në Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Fiter Bajramit ishte edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, kandidati për kryeministër nga LVV Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
Në urimin e tij, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri tha se kjo është një festë që tregon se çfarë rëndësie ka komuniteti dhe solidariteti brenda një shoqërie.
Ymeri: Festa e Bajramit tregon solidaritetin brenda komunitetit
“Urime për këtë Bajram. Kjo është një festë, e cila tregon njëkohësisht edhe rëndësinë që ka në jetën e njeriut gatishmëria për sakrificë, por më shumë rëndësinë që ka në jetën e njeriut ndjesia për komunitetin dhe për solidaritetin brenda komunitetit”, ka thënë Ymeri.
Lideri i AAK-së, njëherë kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj, tha se është nder të urohet Festa e Bajramit pas një muaji sakrifice të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Haradinaj: Shqiptarët janë popull solidarë
“E kam për nder sot, të uroj Fiter Bajramin, Bashkësisë Islame, Myftiut tonë z. Tërnava së bashku me bashkëpunëtor, të gjithë besimtarëve mysliman shqiptar dhe gjithë myslimanëve, këtë festë që vjen pas një muaji përkushtimi dhe sakrifice të Ramazanit dhe që e ka porosi solidaritetin e ndërsjellë. Ne shqiptarët vërtet jemi popull solidar, por duhet po ashtu të shërbehemi me këtë porosi jo vetëm në ditë feste. Urime dhe me fat”, tha Haradinaj.
Për kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj, muaji i Ramazanit është shembulli më i mirë se besimi në Zot është besim për paqe. Ai uroi që me këtë rast të pranohen të gjitha mesazhet e kësaj feste.
Limaj: Të pranohen mesazhet e kësaj feje të paqes
“Patëm kënaqësinë të vijmë tek Myftiu ynë, dhe përmes kësaj me i uruar gjithë qytetarët tanë për këtë Festë të madhe të Bajramit. Pas një muaji sakrifice, agjërimit, mëshirës vjen Bajrami dhe si shpërblim për gjithë përkushtimin që besimtarët kanë pasur në drejtim të Zotit, unë e shfrytëzova rastin që besimtarët t’i uroj përmes Myftiut, paqja dhe mëshira qoftë me ta”, u shpreh Limaj.
Ndërsa, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në urimin e tij drejtuar Myftiut Tërnava dhe qytetarëve të Kosovës u shpreh se lutet që të mbretërojë mirëqenia mbi popullin e vendit tonë.
Pacolli: Mbretëroftë begatia mbi popullin tonë
Në këtë ditë të madhe shfrytëzoj rastin që t’iu uroj të gjithë qytetarëve mysliman të Kosovës Ditën e Bajramit. Lus Perëndinë që të dominojë gjithmonë mirëqenia, lumturia dhe begatia mbi popullin tonë”, tha Pacolli.
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji në vizitën e tij në Bashkësinë Islame të Kosovës, uroi qytetarët për Festën e Fiter Bajramit duke iu dëshiruar besimtarëve myslimanë paqe dhe mirësi.
Gjergji: Zoti iu shpërbleftë të gjithëve
“Jam këtu për të uruar Bashkësinë Islame, z.Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Bajramit, për t’i përgëzuar për sakrificën që kanë bërë këtë muaj dhe për të uruar që Zoti t’iu shpërblej të gjithëve. Paçi paqe, bekim, mirësi, mirëqenie dhe dashuri mes njëri tjetrit”, ka thënë Gjergji.
Ndryshe, edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare vizituan Bashkësinë Islame në Kosovë me rastin e Festës së Fiter Bajramit.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...


































