Liderët e NATO-s: Ballkani Perëndimor kërkon vëmendje të vazhdueshme

Autori: Gazeta inFokus
20:22 | 11 July 2023
Udhëheqësit e vendeve të NATO-s thanë se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për aleancën dhe konfirmuan përkushtimin e tyre për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni.
Në ditën e parë të samitit që mbajtën në Vilnius të Lituanisë, ata thanë se i mbështesin reformat që i forcojnë aspiratat e vendeve të rajonit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
“Ne do të vazhdojmë ta përmirësojmë dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik, me qëllim të mbështetjes së reformave, të paqes dhe të sigurisë rajonale, dhe kundër ndikimeve keqdashëse, përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike, që paraqesin aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë”, thanë liderët e organizatës më të madhe ushtarake në botë.
Ata vlerësuan se Ballkani Perëndimor kërkon vëmendje dhe përkushtim të vazhdueshëm nga NATO-ja dhe komuniteti ndërkombëtar për t’u përballur me këto sfida.
“Vlerat demokratike, shteti i së drejtës, reformat e brendshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të një rëndësie jetike për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik. Ne presim përparim të vazhdueshëm në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e udhëheqësve të 31 vendeve të NATO-s.
Ata i bënë thirrje Serbisë, e cila ka status neutral sa u përket aleancave ushtarake, që të angazhohet në mënyrë konstruktive me NATO-n dhe fqinjët e saj.
Vlerësohet se forcimi i marrëdhënieve NATO-Serbi do të ishte në dobi si për aleancën, ashtu edhe për Serbinë dhe gjithë rajonin.
Për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën
Udhëheqësit e NATO-s thanë se mbështesin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe i ftuan palët që ta shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen në mirëbesim, drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike.
Ata, gjithashtu, dënuan dhunën në veri të Kosovës, si dhe “sulmet e paprovokuara ndaj ushtarëve të NATO-s, të cilët pësuan lëndime të rënda”.
“Ne e kemi rritur praninë e trupave të [misionit të NATO-s] KFOR për t’iu përgjigjur tensioneve të përsëritura. Çdo ndryshim në pozicionin e forcave tona në KFOR, do të bëhet në bazë të kushteve”, thuhet në dokumentin e udhëheqësve të NATO-s.
Në pjesën për Bosnje e Hercegovinën, ata thanë se mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi dhe u bënë thirrje liderëve politikë që të përmbahen nga retorika dhe veprimet përçarëse dhe secesioniste.

Të tjera
-
Dy aksidente trafiku sonte në rrugën Pejë-Prishtinë, tre të lënduar
Dy aksidente kanë ndodhur sonte në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Vragoli,...
-
Voziti vrullshëm, 25-vjeçari gjobitet me 150 euro dhe një pikë negative
25 vjeçari A.K, është gjobitur me 150 euro dhe një pikë negative, pasi ka rre...
-
Si u regjistruan kosovarët shtetas të Serbisë në Gjermani?
Problemin e njëjtë me Lavdërim Kamën, rreth 18 vite e kanë ndarë edhe mbi 600...
-
Gjykata e Lartë e SHBA-së bllokon përkohësisht deportimet e emigrantëve venezuelianë sipas ligjit të kohës së luftës
Gjykata e Lartë e SHBA-së të shtunën e ndaloi përkohësisht administratën Trum...
-
Furrat në Prishtinë nisin rritjen e çmimeve
Pas vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, disa furra në Prishtinë k...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ...
-
Tahiri për seancën e nesërme: S’është në dorën tonë, do të veprojmë njëjtë
Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), u shpreh skeptik për s...
-
Deri në 1 orë e 10 minuta pritjet për të dalë nga Kosova në Merdarë e te Dheu i Bardhë
Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova janë deri në 1 orë e 10 minuta....
-
Nishori: Krenar që dy burra të mbijetuar kërkuan ndihmë pas rrëfimit tim publik
I mbijetuari i dhunës seksuale në Kosovë, Ramadan Nishori ka thënë se rrëfimi...
-
Haradinaj shkruan për një mbrëmje muzikore e organizuar në Gjakovë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkr...
-
“Kurti duhet ta kuptojë që qytetari nuk i dha vota të mjaftueshme për të qeverisur i vetëm”
Pak çaste para se të dështonte dy herë radhazi për të marrë votat e nevojshme...
-
Shaip Kamberi: Qeveria e re e Serbisë, vazhdimësi pa ndryshime reale
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar ...