Lajme

Liderët e BE-së sot konfirmojnë konkluzionet mbi zgjerimin

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 20 June 2019

Udhëheqësit e BE sot do të konfirmojnë konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm dhe të Çështjeve Evropiane mbi zgjerimin gjatë Samitit të Brukselit.

Këshilli thekson se bëhet fjalë vetëm për konfirmimin e konkluzioneve pa diskutim, apo vendime të tjera nga drejtuesit e shteteve anëtare për procesin e zgjerimit.

Samiti i liderëve të BE në Bruksel fillon në ora 15.00 dhe aty pritet miratimi i konkluzioneve mbi buxhetin afatgjatë të BE, ndryshimet klimatike, dezinformimin dhe kërcënimet hibride.

-Advertisement-

Presidentët dhe kryeministrat e BE do të diskutojnë gjithashtu për çështjet e jashtme dhe një vendim pritet të shtrijë sanksionet ndaj Rusi edhe për gjashtë muaj.

Në pjesën e parë të takimit pritet konfirmimi i konkluzioneve ministrore mbi zgjerimin.

Në fund të takimit, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker do të informojnë krerët e BE-së mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me Brexit, duke përfshirë përgatitjen e BE-së për skenarin që Britania largohet nga BE-ja pa marrëveshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera