Lajme

Liderët e Alternativës takohen me ambasadorin e SHBA-ve(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 04 August 2017

Sot në zyret e Alternativës për takim ishte Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Në këtë takim ai u takua me Kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari – Lila dhe Nënkryetarin Ilir Deda.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve si dhe për nevojën e një koncensusi të përgjithshëm politik për tema të rëndësishme për Kosovën, pavarësisht se kush është mandatari i qeverisë.

Udhëheqësit e Alternativës shprehën qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe njoftuan Ambasadorin Delaëie me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës./INFOKUSI

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera