Lajme

Licenca që ZRrE’ja ia lëshoi dje “Elektroseverit”, kushtet dhe paralajmërimi që iu dha kompanisë

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 25 June 2022

Zyra e Rregullatorit për Energji ia ka lëshuar dje licencën për furnizim me energji elektrike ndërmarrjes “Drustvo Elektrosever”, për periudhën 5-vjeçare, për katër komunat veriore të vendit. Por, cilat janë obligimet e kësaj ndërmarrje me këtë licencë dhe çfarë e paralajmëroi ZRrE’ja në fund?

Sipas licencës që Zyra e Rregullatorit për Energji ia ka lëshuar dje “Elektroseverit”, kjo kompani brenda shtatë ditëve duhet t’i sigurojë KEDS’it dhe KOSTT’it të dhënat më të fundit për konsumatorët.

“Elektrosever” obligohet poashtu që brenda dhjetë ditëve nga data e lëshimit të licencës të nënshkruaj me KOSTT’in dhe KED’in marrëveshjet e domosdoshme teknike për të operuar në tregun e energjisë në Kosovë.

-Advertisement-

Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, Elektrosever do të pajiset me Kodin Identifikues të Energjisë në mënyrë që të zhvillojë aktivitetet e saj sipas licensës së furnizimit.

30 ditë pasi Elektrosever të pajiset me licencë, KEDS dhe KOST (nën ndërmjetësimin e BE-së, nëse kërkohet) do të ketë qasje në nën-stacionin e Vallaqit si dhe në infrastrukturën tjetër të transmisionit dhe distribuimit.

Përveç obligimeve që duhet t’i kryej, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ia ka dhënë në fund edhe një paralajmërim kësaj kompanie, shkruan Express.

Nëse kompania s’i përmbush kërkesat e caktuara brenda 100 ditëve nga data e lëshimit të licencës, do t’I pezullohet apo tërhiqet licenca.

“Në rast se kërkesat e cekura më lartë nuk përmbushen pas njëqind ditëve nga data e lëshimit të Licencës për furnizim, ZRRE do të ndërmar të gjitha veprimet ligjore të pezulloj dhe/ose tërheq licencën për furnizim për “Drustvo Elektrosever” D.O.O sipas legjislacionit në fuqi, në pajtim me pikën 8 të Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjeve për të Energjisë, e datës 21.06.2022”, thuhet në vendimin e ZRRE’së.

Ndryshe, më 21 qershor, Kosova dhe Serbia kanë miratuar një udhërrëfyes për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë, e cila është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk është zbatuar asnjëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera