Lajme

Liburn Aliu tregon nëse Vetëvendosje i ka bërë ofertë Vjosa Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 01 December 2020

Deputeti i LVV-së në Kuvend të Kosovës, Liburn Aliu, ka sqaruar se partia e tij e respekton u.d-në e presidentit, Vjosa Osmanin, për shkak të numrit të votave.

Megjithatë, ai e ka mohuar idenë se VV-ja mund t’i ketë bërë ofertë Osmanit.

“Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë e ka pasur derën hapur për çdokënd. Për më tepër, ne kërkojmë njerëz me integritet politik. Pse jo edhe me një subjekt të fortë politik”, ka thënë ai në Klan Kosova.

-Advertisement-

Megjithatë, ai ka shprehur dëshirë që ajo të ishte në Vetëvendosje, ndonëse e ka parë si opsionin e fundit të saj.“Vjosa Osmani e ka respektin e Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të numrit të votave si kandidate. Madje, ajo ka shtatëfish më shumë vota sesa kryeministri i vendit”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera