Lajme

Liburn Aliu sulmohet nga serbët në Leposaviq – i hedhin vezë e ngjyrë të kuqe

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 13 Qershor 2023

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, i cili në orët e hershme të mëngjesit ka hyrë në ndërtesën e komunës së Leposaviqit, është larguar pas gjysmë ore dhe serbët e grumbulluar kanë hedhur ngjyrë të kuqe dhe vezë në drejtim të xhipit të ministrit, i cili më pas është përcjellë në drejtim të stacionit të policisë.

Sipas mediave serbe, Aliu ka shfrytëzuar momentin kur një numër i vogël njerëzish janë mbledhur para komunës dhe kanë hyrë për të vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi, i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e komunës.

Ndërkohë serbët për të 16-tën ditë po protestojnë para ndërtesës së komunës në Leposaviq. Ata po kërkojnë largimin e kryetarit dhe Njësisë Speciale nga ajo pjesë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy