Lajme

Liburn Aliu: Shpend Ahmeti i plogësht e i ngadalshëm në vendime

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 13 October 2018

Ish drejtori i urbanizmit në komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, deklaroi se kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kritikohej për plogështi e ngadalësim në marrjen e vendimeve.
Sipas tij, drejtorët është dashur disa herë të shkojnë në zyre të kryetarit Ahmeti derisa e merrnin nënshkrimin për realizimin e projekteve.

Aliu në një intervistë për emisionin “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova ka treguar se Ahmeti për gjashtë muaj e ka vonuar nënshkrimin për fillimin e projektit për hartën zonale të kryeqytetit.

Ai deklaroi se asnjëherë nuk e ka kuptuar se cila ka qenë arsyeja e kësaj vonese të nënshkrimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera