Lajme

Liburn Aliu mburret me vendimet që i mori zëvendesi i tij

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 22 July 2021

Minisitri i infrastrukturës, Liburn Aliu ka reaguar pas vendimeve që ka marrë zëvendes i tij Hysen Durmishi.

Aliu ka thënë se në ministrin e tij u morën tri vendime të rëndësishme, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot në kuadër të punës së ministrisë sonë u morën tre vendime me rëndësi: 1.) Pezullimin deri në zbardhje të secilit dokumentacion për tiketat ngjitëse.2.) Përgjysmimin e pagesës për paraqitjen e testit për patentë shofer nga 20 euro në 10 euro.3.) Pas vendimit në Ministri dhe Qeveri, sot Kuvendi i dha vulën e fundit heqjes së pagesës së homologimit“, ka shkruar Aliu.

-Advertisement-

Ndryshe është zëvendesministri Hysen Durmish ai i cili ka kompetenca për marrjen e vendimeve në Minsitrin e Infrastrukturës, ndërsa Minstri Aliu ka mbetur nën hijën e tij./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera