Lajme

Liburn Aliu mbërrin në Preshevë, takohet me kryetaren e kësaj komune

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 28 January 2022

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Liburn Aliu, ka mbërritur në Preshevë për vizitë zyrtare, shkruan Gazeta inFokus.

Aliu para pak minutave përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani.

Ai me kryetaren e Preshevës diskutuan për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe krijimin e lidhjeve më të sigurta e të qëndrueshme, për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

-Advertisement-

“Sot, shoqëruar nga shefja e kabinetit znj. Rineta Jashari, jemi në vizitë zyrtare në komunën e Preshevës. Në Preshevë, pata nderin dhe kënaqësinë ta takojë kryetaren e komunës së Preshevës, njëkohësisht miken time znj. Ardita Sinani.

Në fokus të vizitës ishin diskutime për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe krijimin e lidhjeve më të sigurta e të qëndrueshme, për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Jemi të bindur që komunikimi dhe përkushtimi për të bashkëpunuar edhe më tej për aktivitete e projekte të ndryshme kulturore e sportive do të kontribuojë në të mirën e përgjithshme, e ne si Qeveri do të organizojmë takime të rregullta, si domosdoshmëri të punës së përbashkët për të avancuar më tej në krijimin e raporteve të shkëlqyera në mes nesh”, ka shkruar Aliu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera