Lajme

Liburn Aliu lë seancën ku po kritikohet për tenderë njëburimor: Pse më keni ftu veç mu

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 14 March 2024

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është treguar i ashpër me opozitën pasi këta të fundit kanë ftuar seancë të jashtëzakonshme për tenderët një burimorë duke i renditur secilës ministri se sa tenderë të tillë kanë dhënë gjatë qeverisjes deri më tash.

Ai ka kërkuar nga opozita që ta ndalin këtë seancë dhe ta ftojnë një tjetër ku do të jenë prezent të gjithë ministra, shkruan Gazeta Infokus

Aliu e ka përdorur këtë si arsye për të lënë seancnn duke thënë se po i këkrohet që të japë sqarime për secilën ministri e që nuk të tilla informacione.

-Advertisement-

“A dini çka, a po e tërhiqni këtë seancë kështu e thirrne ni tjetër e të vijmë si formacion kështu sepse shpartallimi do të ishte më i mirë. Po mendoj që është ma mirë qashtu, ma mirë tërhieqni seancën po e mbajmë një ditë tjetër ose atë të rregullten se ka pasë me u mbajt një e rregullt, s;keni dashtë, knei dashtë kësisoji, tërhiqeni seancën vijmë ne si qeveri edhe komplet flasim për secilin. Atëherë kur ki me fol për ministrinë e drejtësië, i drejtohesh ministres dhe përgjgijet ajo vetë ose për KEK-un mbase ka me qenë këtu ministrja e Ekonomisë, por unë s’mund të përgjigjem për ta”, ka thënë Aliu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera