Lajme

Liburn Aliu e quan spiun Baton Haxhiun pas deklaratës për takimet Thaçi-Kurti

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 13 January 2020

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka reaguar ndaj  deklaratës së Baton Haxhiut i cili ka thënë se Hashim Thaçi dhe Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera e madje që ata kanë biseduar gjatë.

Aliu thotë se Baton Haxhiut i ka shkaktuar traumë të pa shërueshme Albin Kurti, shkruan gazeta inFokus.

Duke e quajtur gënjeshtër deklaratën e Haxhiut, Aliu thotë për të se e ka humbur rrugën në oborr.

Aliu thotë se Haxhiu ka devalvuar madje edhe si spiun.

“E ka humbë Batoni udhën në oborr. Traumë të pashërueshme i ka shkaktu Albini. Rrena e tij e fundit në lidhje me gjoja takimin e Albinit me Hashimin, tregon se në çfarë niveli ka devalvu ky, madje edhe si spiun. Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë. – Marsh bitango”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Të tjera