Lifestyle

Libri i vogël i xhepit, ku dhe kur u shpik

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 01 March 2019

Paraardhësi i librit të xhepit daton që në periudhën e Mesjetës por që në atë kohë ka qenë shumë pak i përhapur sepse shkruhej me dorë dhe ky proces përveçse kërkontë kohë në dispozicion kishte edhe shpenzime. Ndaj libri i xhepit në Mesjetë ishte i limituar vetëm për një numër të kufizuar peronash.

Një përhapje të madhe ky lloj libri e mori pas shpikjes së shtypit, printerit dhe makinave të shkrimit. Viti 1455 kur edhe u krijua edhe shtypshkronja e Gutenberg-ut solli bumini e botimit të librave pasi ata tanimë kishin një kosto më të vogël prodhimi.

Libri i pare në versionin më ekonomik dhe me një kualitetit të mirë, ‘doli’ nga shtëpia botuese veneciane Aldus që, në 1501, botoi një libër të Virgjilit i cili ishte vetëm 10 cm i lartë.

-Advertisement-

Po në këtë periudhë libërtha me çmim ekonomik filluan të botohen gjerësisht edhe në Gjermani (The Volksbuch), në Francë (Bibliotheque Bleu) dhe Angli.

Titujt e parë u shtypën në një numër relativisht të vogël: deri në 10.000 kopje. Shpejt, megjithatë, shkrimet u trefishuan për shkak se patën jo pak sukses.

Kjo rezultoi të ishte një metodë super e efektshme në përhapjen e kulturës anembanë botës dhe është e vlefshme edhe në ditët e sotme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera