Lajme

Libia i kërkon Libanit të lirojë djalin e ish diktatorit Gadafi

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 14 August 2023

Autoritetet gjyqësore të Libisë i kanë kërkuar zyrtarisht Libanit të lirojë një nga djemtë e ish liderit Muammar Gaddafi për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.

Hannibal Gaddafi mbahet pa akuza në Liban që nga viti 2015 dhe shëndeti i tij është përkeqësuar që kur ai hyri në grevë urie më 3 qershor në shenjë proteste ndaj ndalimit të tij, shkruan Al Jazeera.

Ai është dërguar në spital të paktën dy herë që atëherë dhe ka pirë vetëm sasi të vogla uji.

-Advertisement-

Sipas dy zyrtarëve gjyqësorë libanezë të hënën, prokurori i përgjithshëm libian Al-Sediq al-Sour ia dërgoi kërkesën këtë muaj homologut të tij libanez, Ghassan Oueidat.

Zyrtarët folën për agjencinë e lajmeve Associated Press në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin me mediat./abcnews.al

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera