Lajme

Liberalizimi i vizave për Kosovën në agjendën e Komitetit LIBE më 29 gusht

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 17 August 2018

Komiteti parlamentar për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian më 29 gusht e ka në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën, ka bërë të ditur raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, në një bisedë telefonike me ministren e Integrimeve, Dhurata Hoxha.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, në bisedë Sholtes e ka shprehur optimizmin e vet që Kosova do të marrë dritën e gjelbër për të ecur tutje, duke ofruar mbështetjen e plotë për të përshpejtuar vendimmarrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në anën tjetër, ministrja Hoxha e ka informuar deputetin Sholtes se Kosova është duke vazhduar reformat dhe zbatimin e MSA-së dhe kërkoi që procesi i vendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave të përshpejtohet. Sipas kumtesës së Ministrisë që ajo drejton, Hoxha ka theksuar se qytetarët e Kosovës e kanë të qartë se janë në prag të liberalizimit të vizave dhe po presin me padurim lëvizjen e lirë.

-Advertisement-

Ajo e ka njoftuar raportuesin për Kosovën për fushatën e vetëdijesimit për liberalizimin e vizave, të cilën e ka filluar Ministria e Integrimit Evropian, me theks të veçantë informimin e qytetarëve sa i përket asaj se çka nënkupton liberalizimi i vizave, si dhe sanksionet që mund të pasojnë në rast të keqpërdorimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera