Lajme

Liberalizimi i vizave brenda këtij viti

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 22 March 2018

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një konferencë për media është shprehur optimiste se liberalizimi i vizave për Kosovën do të bëhet gjatë këtij viti, shkruan Infokusi.com

‘Ne jemi shumë optimistë që në kundër të procedurat që i përmenda dhe ato në të cilat kemi kaluar  që qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në vitin 2018’, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka thënë gjithashtu se qytetarët nuk janë mjaftueshëm të informuar  për obligimet e tyre pas liberalizmit të vizave prandaj Ministria e Integrimit Evropian do të fillojë një fushatë sensibilizuese.

-Advertisement-

‘Ministria e Integrimit Evropian do të fillojë një fushatë sensibilizuese që qytetarëve tu shpjegojmë se çfarë nënkupton lëvizja e lirë pa viza, nuk nënkupton punë, studim apo qëndrim në afat të pacaktuar në shtetet e BE-së’, ka thënë Hoxha.

Gjatë kësaj konference, Hoxha ka bërë të ditur gjithashtu se tashmë kanë dorëzuar një raport por po marrin informata më të hollësishme rreth kriterit të dytë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera