Liberalizimi i vizave – Von Cramon shuan shpresat, duhet pritur zgjedhjet në Francë që të sjellin ndryshim
Autori: Gazeta inFokus
15:38 | 20 Shtator 2021
Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, Viola Von Cramon, shpreson që zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm në Francë, do të sjellin progres në liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit.
Në konferencën e organizuar nga The Balkan Forum me temën:“JO regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”, Von Cramon tha se e kupton sa e irrituese është për qytetarët e Kosovës pamundësia për të udhëtuar pa përgatitur një sërë dokumantacionesh“Jam mbrojtësi më i madh për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo e kuptoj që është irrituese për qytetarët. Ne jemi duke munduar që të bindim qeverinë franceze për këtë çështje. Shumë njerëz që vijnë në Kosovë kanë opinion krejtësisht ndryshe nga ata. Ne besojmë që zgjedhjet në Francë vitin e ardhshëm do të sjell një progres tjetër”.
Ndërsa, ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, tha se është e turpshme sesi Bashkimi Evropian nuk e ka mbajtur fjalën për liberalizimin e vizave kosovarët.“Nëse dikush do të më thoshte që edhe në vitin 2021, do të flisnin ende për vizat nuk do ta besoja. Ne i kishim plotësuar të gjitha kriteret, dhe kemi punuar shumë që të marrim rekomandimin. Kosova ende vazhdon të ketë një lidhej platonike me BE-në. Është e turpshme për BE-në pasi e ka shkel kontratën e tyre. Si mundet BE-ja të këtë kredibilitetin e njëjtë kur gjëra të tilla ndodhin. Fatkeqësisht integrimi i plotë është pothuajse i vdekur, ne ende nuk dëgjojmë askënd që flet për anëtarësimin për shtetet e Ballkanit”.
Në anën tjetër, Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës për Stabilitet Evropian, tha se Kosova duhet të fokusohet në kërkesat e Holandës e Francës.
“Nuk ka lidhje me paragjykimet që kanë për shtetet, nëse do të ishte ashtu liberalizim të vizave nuk do të kishin shtetet e tjera të Ballkanit. Problemi është se si shtetet e vendosin një vend në listën e zezë, ndërsa dikë në të bardhën. Në këtë pjesë ne duhet të fokusohemi çka po kërkon Holanda, dhe ajo e Francës, nuk është zgjidhja të viktimizohemi pasi te gjithë e dimë që jeta nuk është e drejtë. Problemi qëndron te puna e azilit. P.sh në Francë kërkojnë azil njerëz nga Sh qipëria, Gjerogjia, dhe nëse e shikojmë kjo nuk është ilegale por është problematike. Prandaj duhet të fokusohemi cfarë të bëjmë për ta rregulluar këtë problem”.Ndërsa, ish-deputeti i Kosovës, Dukagjin Gorani, tha se problemi kryesor qëndron se Bashkimi Evropian nuk po e tregon direkt se çështja e vizave lidhet më atë të dialogut me Serbinë.
“Kjo s’ka të bëjë më çështjen e imigrantëve apo azilit. Unë nuk kam problem që nuk do të ketë viza pa u zgjidh problemi me Serbinë, por nuk kuptojë që kjo e vërtetë nuk po i tregohet Kosovës që çështja e vizave është e lidhur me çështjen e dialogut. Nëse kjo e vërtetë nuk thuhet direkt, çështja e dialogut do të prolongohet dhe kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë. Na e dimë që Macron i ka treguar krerëve që pa u zgjidhur çështja e dialogut ai nuk mund të bëjë asgjë. Në Kosovë besojnë se çështja e vizave nuk ka të bëjë me çështjet politike por me probleme tjera siç janë çështja e religjionit, korrupsionit etj. Kjo e vërtetë duhet të tregohet”.

T� tjera
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...

































