Lajme

Liberalizimi i vizave, Osmani: Është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë presidencës çeke

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 29 September 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim ministrin e Jashtëm çek Jan Lipavský.

Osmani e ka falënderuar kryediplomatin çek për angazhimin konstruktiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas presidentes është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, për ta eleminuar këtë padrejtësi të madhe ndaj popullit të Kosovës.

-Advertisement-

Postimi i plotë :

Falënderova ministrin e Jashtëm çek Jan Lipavský për angazhimin konstruktiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së, për ta eliminuar këtë padrejtësi të madhe ndaj popullit të Kosovës. Republika Çeke është aleate e rëndësishme me të cilën ndajmë përkushtimin e përbashkët për paqe, siguri dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euroatlantike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera