Liberalizimi i vizave, Hoti: Qeveria sa më shpejt të fillojë fushatën vetëdijësuese për qytetarët
Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 29 August 2023
Janë bërë katër muaj që kur në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, por Qeveria e Kosovës nuk ka filluar ndonjë fushatë vetëdijësuese se çfarë duhet të dinë qytetarët e saj për të udhëtuar jashtë vendit pa viza.
Njohësi i proceseve integruese dhe autori i emisionit “Epilogu” Agron Hoti, në një prononcim për Telegrafin tha se Qeveria e Kosovës duhet sa më shpejt të fillojë me fushatë vetëdijësuese për qytetarët e saj.
Ai tha se fushata vetëdijësuese kanë ndërmarrë të gjitha vendet e rajonit të cilat kanë kaluar më herët nëpër këtë proces.
“Së paku tremujori i fundit i këtij viti do të duhej të ishte i tëri me fushatë vetëdijësuese, duke ua shpjeguar kështu qytetarëve të drejtat dhe obligimet që dalin nga ky proces. Në mënyrë që periudha pas heqjes së vizave mos t’i gjejë qytetarët e papërgatitur”, tha Hoti.
I pyetur se si e vlerëson paralajmërimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron se do të ketë masa nëse Kosova dhe Serbia nuk rregullojnë marrëdhëniet mes tyre, ai tha se “pavarësisht deklaratave të politikanëve të caktuar evropianë, nga ana e BE-së deri më sot nuk ka asgjë zyrtare se gjoja nuk do të mund të hiqen vizat më 1 janar 2024”.
Ai tha se deri më tani BE asnjëherë nuk e ka aplikuar këtë standard ndaj vendeve që synojnë anëtarësimin në BE.
“Por, politika mund t’i bllokojë gjërat po deshi, ashtu siç e kishte bllokuar Kosovën qe sa vite, duke ia dyfishuar numrin e kritereve për plotësim si dhe duke i kërkuar plotësim standardesh që për hir të së vërtetës shumë vende të BE-së s’i plotësojnë as sot”, u shpreh Hoti.
Ndërkohë, Hoti potencoi se nëse Kosova e vazhdon edhe më tej kursin e konfrontimit me BE-në në lidhje me problemin me Serbi, atëherë gjërat do të mund të përkeqësoheshin javët dhe muajt në vijim, pa e përjashtuar këtu as pezullimin e përkohshëm të heqjes së vizave.
“Fundja, është politika ajo që vendos për të gjitha”, theksoi njohësi i integrimeve.
Edhe drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë se nuk duhet marrë asnjë deklaratë seriozisht deri sa nuk thuhet nga Komisioni Evropian.
Ai gjithashtu u shpreh se pezullimi i liberalizimit të vizave është akt ekstrem që merret vetëm në raste ekstreme.
Shasha përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Macron paralajmëron se vetëm në raste ekstreme të kërcënimit të sigurisë në Ballkan, liberalizimi i vizave mund të pezullohet.
Sa i përket fushatës vetëdijësuese për vizat, Telegrafi që disa ditë ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), por ende nuk ka marrë një përgjigje nga ta nëse do të ketë apo jo fushatë vetëdijësuese për qytetarët.
Ndryshe, të hënën presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një fjalim para ambasadorëve paralajmëroi masa nëse Kosova dhe Serbia nuk rregullojnë marrëdhëniet mes tyre.
Ky qëndrim i presidentit të Francës, ka alarmuar partitë opozitare në Kosovë të cilat kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të mos e rrezikojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve.
Të tjera
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...