Lajme

Liberalizimi i vizave dhe agjenda evropiane, temë e takimeve në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 10 September 2020

Zëvënëskryeministri i parë nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, me anë të një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se së bashku me Kryeministrin Hoti ndodhet në Bruksel, raporton Gazeta Blic.

“Bashkë me Kryeministrin Hoti sot do të kemi disa takime me rëndësi në Parlamentin Evropian, me z. David Sassoli, President i Parlamentit Evropian, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian” shkruan Tahiri në Facebook.

Tutje ai ka potencuar se temë kryesore e takimeve do të jetë liberalizimi i vizave dhe agjenda evropiane.
Njoftimi i plotë:Bashkë me Kryeministrin Hoti sot do të kemi disa takime me rëndësi në Parlamentin Evropian, me z. David Sassoli, President i Parlamentit Evropian, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian. Në të tri takimet do të flasim për nevojën e shpejt të liberalizimit të vizave dhe agjendën evropiane për Kosovën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera