Liam Neeson në një film për vrasjen e gruas shqiptare nga oficeri serb
Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 06 March 2020
Është parë shpesh duke interpretuar role djemsh të vështirë e heronjsh në filma aksioni. Me dy filmat e tij “Taken” dhe “Taken 2” ishte kritikuar se i hyri në hak imazhit të shqiptarëve përmes portretizimit të tyre si kriminelë.
Por aktori Liam Neeson do të përfshihet sërish në një film që vendoset në një kontekst shqiptar. Prej dy vjetësh emri i tij është lakuar si aktori kryesor në filmin thriller “Charlie Johnson in the Flames”, nën regjinë e Tarik Salehit. Ndonëse ende në fazën e paraproduksionit, ky projekt bazohet në përshtatjen e romanit me po të njëjtin titull të autorit kanadez Michael Ignatieff.
Ky film do ta paraqesë Neesonin tek u qaset intrigave politike si gazetar duke gjurmuar vrasjen e një gruaje shqiptare nga një oficer i ushtrisë serbe.
“I mbështetur kryesisht në romanin e vlerësuar me po të njëjtin titull të Michael Ignatieffit, ‘Charlie Johnson in the Flames’, do ta zhvendosë filmin nga Kosova në kontinentin afrikan, dhe me gjasë do të përqendrohet me theks në dhunën e vazhdueshme dhe në trazirat që përshkojnë gjithë atë hapësirë”, shkruan “bingepost”.
Sipas sinopsiseve, romani i kanadezit Michael Ignatieff bën fjalë për gazetarin Charlie Johnson, i cili bashkë me kameramanin polak Jacek po mbulonte luftën në Kosovë.
Ndryshe, autori i romanit, Michael Ignatieff, është historian dhe akademik kanadez. Në qarqet akademike në Perëndim ai ka bërë emër me qëndrimin e tij në mbështetje të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ndërhyrje të cilën e kishte quajtur “luftë humanitare” në njërin prej librave të tij.
Të tjera
-
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e lu*tës gjatë seancës në KS të OKB-së
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka komentuar seancën e Këshillit të Sigur...
-
PSD-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Liburn Aliut
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale nda...
-
KSHZ: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 580 mijë qytetarë
Sipas web-faqes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në ora 15:00, për...
-
Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e ka mirëpritur delegacionin ng...
-
Në bisedën me Macronin, Kurti përmendi edhe Radoiçiqin dhe shantazhet e Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në bisedën telefonike të zhvilluar dje m...
-
SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj
Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 ...
-
Amerika do të dërgojë ndihma në Ukrainë këtë javë, thotë Biden
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë a...
-
Deri në ora 13:00 në Maqedoni të Veriut votuan mbi 26 për qind e votuesve
Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Dimt...
-
MPB: Në një vendvotim në Shkup është hedhur bombë tymuese, janë fotografuar fletëvotime
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zg...
-
Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zy...
-
Pezullohet prifti ortodoks që udhëhoqi ceremoni në varrimin e Navalnyt
Prifti rus Dmitry Safronov është pezulluar për tre vjet, pasi e udhëhoqi një ...
-
Konfirmohet raportimi i Infokusit – Bordi i KEK-ut shkarkon përfundimisht Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit
Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka konfirmuar ...