Lajme

Leyen- Kurtit: Kthehuni në dialog, ka rëndësi jetike normalizimi i raporteve me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 29 September 2021

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka kërkuar Kurtit më shumë përpjekje për vaksimin e qytetarëve ndaj COVID-19.

“Ju përgëzojmë për të arriturat por duhet të shtojmë përpjekjet për vaksinim”, është shprehur ajo, raporton Gazeta Infokus.

Ndërsa ka theksuar se është shumë me rëndësi që të vazhdohet tutje në rrugën evropiane.

-Advertisement-

“Ka rëndësi jetike që të normalizohen raportet me Serbinë. Është shumë me rëndësi që të ktheheni në dialog, që është platforma e vetme e zgjidhjes. Është po ashtu me rëndësi kyçe që Kosova të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, ju përgëzoj arritjet dhe ju inkurajoj për reforma në gjyqësorë që duhet të bëhen në pajtim me standatet ndërkombëtare. Me padurim e pres ritakimin tonë në Slloveni që kemi shumë synime që duhet të realizohen. Kosova të marrë pjesë në përpjekjet për një Evropë të bashkuar”, është shprehur Ursula von der Leyen./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera