Lifestyle

Leximi zgjat jetën, rrjetet sociale dëmtojnë kujtesën

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 26 January 2023

Sipas një studimi të publikuar më herët në revistën “Social Science and Medicine” njerëzit që lexojnë libra jetojnë më gjatë se njerëzit që nuk lexojnë. Studiuesit në Universitetin Yale pyetën 3635 pjesëmarrës mbi 50 vjeç për zakonet e tyre të leximit.

Nga këto të dhëna, ata e ndanë grupin në 3 grupe: jo-lexues, njerëz që lexojnë më pak se 3.5 orë në javë dhe njerëz që lexojnë më shumë se 3.5 orë në javë. Studiuesit ndoqën secilin grup për 12 vjet. Njerëzit që lexuan më shumë ishin gra të arsimuara në universitet në grupin me të ardhura më të larta.

Ata që lexonin mbi 3.5 orë në javë jetuan plot 23 muaj më shumë se ata që nuk lexonin fare. Kjo e dhenë vlente për të gjithë pjesëmarrësit e leximit, pavarësisht nga faktorët “gjinia, pasuria, arsimi apo shëndeti”.Pra të lexosh sa më shumë është një mënyrë për të përmirësuar cilësinë e jetës për këdo mbi 50 vjeç, sepse nuk eshtë kurre vonë për të lexuar.

-Advertisement-

Për rrjetet sociale

Çdo ditë, miliona njerëz dokumentojnë dhe ndajnë përvojat e tyre në mediat sociale, nga festat e mbushura deri te momentet më intime familjare. Platformat sociale na lejojnë të qëndrojmë në kontakt me miqtë dhe të krijojmë marrëdhënie të reja si kurrë më parë, por këto rritje në komunikim dhe lidhje sociale mund të kenë një kosto.

Sipas një botimi në Journal of Experimental Social Psychology, studiuesit treguan se sa më shumë kohë të kalosh në mediat sociale aq më shumë gjasa ka të kesh një kujtesë të dëmtuar. Në të gjitha eksperimentet rezulton se ata që kalojnë shumë orë në rrjetet sociale kanë një kujtesë rreth 10% më të dëmtuar.

Një person shpenzon mesatarisht mbi 3-5 orë në telefonin e tij çdo ditë, duke përfshirë afërsisht 3-5 orë në rrjetet sociale. Edhe pse mund të duket si një kalim kohe i padëmshëm, hulumtimet tregojnë se të bësh diçka në mënyrë të përsëritur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë ndryshime fiziologjike në tru.

Hulumtimet tregojnë gjithashtu se përdorimi i tepërt i mediave sociale është i lidhur me deficitet e kujtesës, veçanërisht në kujtesën tuaj transaktive. Ky lloj memorie përfshin përcaktimin se çfarë informacioni është mjaft i rëndësishëm për t’u ruajtur në trurin tuaj dhe çfarë informacioni mund të nxirret jashtë.

Sipas Qendrës Kërkimore Pew, 69% e të rriturve dhe 81% e adoleshentëve në SHBA përdorin mediat sociale. Kjo e vë një pjesë të madhe të popullsisë në një rrezik të shtuar për t’u ndjerë në ankth, depresion ose i sëmurë për shkak të përdorimit të mediave sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera