Sport

Lewandowski i tregon Bayernit rrugën e fitores

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 20 October 2018

Bayern Munich ka regjistruar fitore të rëndësishme në udhëtim kundër Wolfsburg.

Bavarezët fituan me rezultatin 1:3, falë performances së shkëlqyer të Lewandowski, shkruan lajmi.net.

Polaku realizoi golin hapës në minutën e 30’ të takimit, pas asistimit të Hummels, gol me të cilin u vendos rezultati i pjesës së parë.

-Advertisement-

Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë ishte përsëri polaku që dyfishoi epërsinë e bavarezëve.

Në minutën e 57 vlen të cekët ndëshkimi me karton të kuq i Arjen Robben.

Reagimi i Wolfsburg erdhi në minutën e 63’ kur Admir Mehmedi asistoi për Weghorst (1:2).

Goli i fundit për këtë takim erdhi nga James Rodriguez, në minutën e 72’ të takimit.

Me këtë fitore Bayern renditet në pozitën e dytë, me katër pikë më pak se Dortmund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera