Sport

Lewandowski barazon rekordin e Aubameyang në Bundesligë

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 19 October 2019

Goli i Robert Lewandowskit në ndeshjen kundër Augsburgut të shtunën bëri që ai ta barazojë rekordin e Bundesligës, të vënë nga Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi polak i erdhi në ndihmë Bayern Munichut me golin e tij të shënuar kundër Augsuburgut në minutën e 14-të të ndeshjes, pasi vendasit kishin arritur të kalojnë në epërsi qysh në minutën e parë.

Lewandowski ka qenë në formë të jashtëzakonshme në fillim të këtij sezoni të ri, duke shënuar në të gjitha tetë ndeshjet e para të sezonit të ri të Bundesligës.

-Advertisement-

Vetëm ish-bashkëlojtari i tij në Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, e kishte shijuar një formë të tillë në fillim të një sezoni të ri të Bundesligës, duke shënuar në tetë ndeshjet e para gjatë sezonit 2015/16.

Mirëpo, sezoni i Lewandowskit ka qenë edhe më mbresëlënës pasi që ai ka shënuar 12 gola në këtë sezon në Gjermani dhe 16 në të gjitha garat, përderisa Aubameyangu i kishte shënuar 10 kur e vendosi rekordin.

Megjithatë, goli i shënuar sot nga Lewandowski nuk arriti t’ia fitojë tri pikët Bayernit, pasi që Augsburgu e barazoi rezultatin e ndeshjes në 2:2 në momentet e fundit të ndeshjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera