Sport

Lëvizje gjeniale, ja pse Koulibaly vlen 80 mln euro (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 20 May 2019

Napoli shkatërroi Interin me rezultatin 4-1 duke ua vështirësuar pjesëmarrjen në Champions League skuadrës zikaltër, edhe pse për napolitanët ishte një ndeshje thjesht për statistikë.

Fabian Ruiz u bë protagonist me një gol të bukur nga distanca, por Kalidou Koulibaly ka vërtetuar edhe një herë se është ndër mbrojtësit më të mirë në botë aktualisht.

Ishte minuta 69’, Inter fiton një këndore dhe topi shkon në këmbët e Lautaro Martinez që pa menduar dy herë goditi bukur drejt portës dhe mposhti portierin Karnezis, mirëpo Koulibaly bëri një lëvizje gjeniale.

-Advertisement-

Mbrojtësi shkoi direkt në cepin e portës, akoma pa goditur Lautaro, a thua se e dinte që argjentinasi do gjuante aty dhe arriti ta largojë topin me kokë, duke shpëtuar një gol të sigurt, që mund të rihapte ndeshjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera