Lëvizja Vetëvendosje: Të hënën në mëngjes arrijmë marrëveshjen me LDK-në
Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 27 November 2019
Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë sot certifikimin zyrtar të zgjedhjeve të mbajtura me gjashtë tetor.
Pas këtij certifikimi, nga Lëvizja Vetëvendosje u theksua se KQZ shpalli subjekt fitues, subjektin e parë me 221.001 vota dhe grupin më të madh parlamentar në Kuvend për legjislaturën e shtatë.
Gjithashtu u theksua se mëngjesi i së hënës duhet t’i gjejë me një marrëveshje të arritur të koalicioni qeverisës.
Postimi i plotë:
U bë certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019. Komisioni Qendror Zgjedhor shpalli Lëvizjen VETËVENDOSJE! subjektin fitues, subjektin e parë, me 221.001 vota, dhe, grupin më të madh parlamentar në Kuvend në legjislaturën e shtatë.
Falënderojmë të gjithë votuesit për besimin te ne, shprehur në 6 tetor. Mirënjohje edhe për komisionerët e vëzhguesit e angazhuar në këtë proces zgjedhjesh, numërimesh e rinumërimesh që zgjati kaq shumë, po ashtu edhe për aktivistët e vullnetarët që ndihmuan gjatë gjithë fushatës e më pas.
Grupi ynë parlamentar do të jetë më i madhi, me 30 deputetë. 29 prej tyre vijnë nga lista e Lëvizjes, 1 nga IRDK që na u bashkua rishtas.
Në grupin tonë parlamentar do të jenë 10 deputete, të cilat e kanë fituar që të gjitha mandatin e tyre pa ndihmën e kuotave gjinore, dhe kjo është hera e parë që ndodh kësisoj me një grup parlamentar në Kosovë.
Këto zgjedhje janë karakterizuar nga gara e kandidatëve për kryeministra, si kurrë më parë. Këtë garë e ka fituar Albin Kurti. Madje për herë të dytë. Në vitin 2017 Albin Kurti ka marrë 143.621 vota, ndërsa kësaj radhe është votuar nga 183.952 persona, duke u bërë përfaqësuesi politik më i votuar në Kosovë qysh prej kur ka filluar aplikimi i sistemit zgjedhor me lista të hapura.
Qeveria e ardhshme e LVV dhe e LDK tashmë e ka shumicën e nevojshme në parlamentin e Kosovës. Mëngjesi i të hënës duhet të na gjejë me marrëveshje të koalicionit qeverisës.
Populli i Kosovës po pret që t’ia nisim punës.
Të tjera
-
Deputetja e VV-së: Do të ndalojmë shitjen e pijeve energjike për të mitur
Fitore Pacolli, Deputete e zgjedhur e Vetëvendosjes ka thënë se me ardhjen në...
-
Pas pezullimi të Ligjit për Paga, Nitaj thotë se dikush po dëshiron ta bëj llugë
Pezullimin e Ligjit për Paga, ish deputetit i AAK’së, Muharrem Nitaj, po e sh...
-
Kjo është formula për marrëveshjen LDK – VV sipas “kumbarës së koalicioneve” – Dardan Gashit
Dardan Gashi, ani se jo në parti politike, arriti të jetë njëri prej kryesorë...
-
Pas pezullimi të Ligjit për Paga Nitaj thotë se dikush po dëshiron me e bë llugë
Pezullimin e Ligjit për Paga, ish deputetit i AAK’së, Muharrem Nitaj, po e sh...
-
Nxënësit e shkollave profesionale në Vushtrri bëhen me sigurim shëndetësor
Xhafer Tahiri, Kryetar i Komunës së Vushtrrisë ka njoftuar se më shumë se 1 m...
-
Ministria e Financave tregon se a do t’i marrin pagat me rritje punëtoret e sektorit publik
Afro 82 mijë punëtorë të sektorit publik kanë pritur që pagën e dhjetorit të ...
-
Thaçi dekoron Fehmi Shaqirin “Mjeshtër i Merituar”
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar Fehmi Shaqirin me çmimin “Mjes...
-
Ndihmohen 150 familje me dru për ngrohje
Konform vendimit të Kuvendit, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, paraditen...
-
LDK reagon pasi që Haki Abazi i quajti zyrtarët e saj arrogantë
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku i ka reag...
-
Kushtetuesja “bllokon” ligjin për paga
Gjykata Kushtetues ka vendosur masë të përkohshme ndaj ligjit për paga. K...
-
Privatizimi nuk kursen tokat bujqësore
Sipërfaqet e tokave bujqësore në pronë publike në Kosovë nuk janë kursyer gja...
-
Dardan Gashi përvjel mëngët, i qon selam Kurtit e Mustafës
Pa qenë pjesë e asnjë subjekti politik në Kosovë, Dardan Gashi, në Qeverinë H...