Lajme

Lëvizja Vetëvendosje: Kosova shumë shpejt në kolaps energjetik

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 01 August 2017

Lëvizja Vetëvendosje sot ka thirrë në një takim të gjitha mediat, për të cilat kjo parti ka shpalosur disa pika diskutimi. Ishte anëtarja e kësaj partie, Donika Kada Bujupi e cila ka hapur diskutimin, shkruan Infokusi.com

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se nëse nuk ndërmirret diçka për krizën energjetike Kosova shumë shpejt do të shkoj në kolaps, per të cilën ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmruar muaj më parë.

“Komformë përgjegjësive kushtetuese me datën 17 mars 2017 ne kemi dorëzuar mocionin për interpelance, me qellim të trajtimit të çështjes së mungesës së thëngjillit dhe me theks të veçante të minierës se Sibovcit”.

-Advertisement-

Më tej ajo ka shtuar se kjo krizë energjetike ka shkaqe të tjera pse po ndodhë, që sipas saj demet do të jenë të medha në rritjet e kostove energjetike.

“Kosova është duke u përballur me këtë krize të thellë energjetike midis një seri shkaqesh të tjera, një problem me pasoja tepër të renda është situata në fushën e mihjes se re në Sibovc, ku në territorin e destinuar për minierë, tani ka mëse 200 ndërtime pa leje edhe pse kjo zone është shpallë zonë e interesit të veçante ekonomik.”,ka thënë Kadaj.

Kadaj paralajmroj që nese nuk ndërmirrën masa për parandalim të kesaj krize energjetike qytetaret do të pësojnë shumë nga kjo situatë.

“Nëse brenda 2 muajve nuk ndërmerret diçka prodhimi do të jetë zero, në këtë mënyrë do të rritet çmimi i energjisë elektrike, do të ketë reduktime të gjata, kompanitë prodhuese do të paguajnë shumë shtrenjtë edhe për rrymën që nuk e marrin”

“Do të rritet çmimi i energjisë elektrike, do të ketë reduktime te gjata të energjisë elektrike, prodhimtarit  do të paguajnë shumë shtrenjte edhe për rrymën që nuk e marrin”

Kadaj ka thënë gjithashtu se kjo gjendje po u shkon për shtati qeveritarëve tanë madje ajo ka përmendur edhe rasti e shpronësimit ku ka thënë se në vitin 2004 shpronësimi ka kushtuar rreth 4 milionë euro ndërsa sot kushton rreth 20 milionë.

“Në vitin 2004 shpronësimi ka kushtuar rreth 4 milionë euro ndërsa sot kushton rreth 20 milionë, madje njerëz të PDK-së kanë ndërtuar edhe shtëpi ilegale në zonat ku do të ndodhë shpronësimi vetëm që të përfitojnë nga ai “

Ajo ka premtuar se  kjo gjendje mund të ndryshojë madje shumë shpejt vetëm me ardhjen e Lëvizjës Vetëvendosje në pushtet./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera