Lajme

Lëvizja Vetëvendosje i përgjigjet kritikuesve të Xhelal Sveçlës

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 08 December 2019

Zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar në lidhje me kritikat që i kanë ardhur VV-së pas fotografisë së Xhelal Sveçlës që shihej në fotografi me Marko Gjuriq.

Manxhuka ka thënë se është e mjerueshme në këtë rast se nuk po kritikohet VV-ja që është e keqe por po thuhet edhe këta u bënë si ne, shkruan gazeta inFokus.

Ndër të tjera ai thotë se e kanë kritikuar çasjen në negociata të partive të tjera, dhe se sipas tij fotografitë e tyre kanë qenë “qershi mbi tortë”

-Advertisement-

“Cka duket me e mjerueshme te shumica e kritikave ndaj Xhelalit eshte nuk kritikojne pse VV s’eshte e mire, por sepse me ne fund, sipas tyre, VV erdhi te ata. VV u be e keqe si ata.

Nje pjese e madhe e kritikes nuk ishin per te kritikuar VV per ta ruajtuar, por per ta ve ne pah sa me shume.

Por edhe me te mjera jane ato krahasimet qe tipit ‘dikur ju keni kritikuar tash dhe keta ndaj jush’. Ky eshte nje keqlexim i kritikes se VV, pikenisja e kritikes/aksionit te VV nuk ka qene leximi i realitetit permes fotove, por te bemave qe ata politikane kane bere.

Fotografite e tyre kane qene qershi mbi torte. Ne kemi kritikuar casjen ne negociata, demet e marrveshjeve e shume deme te tjera, prandaj dhe fotoja e shfaqur ka qene prove e rezultatit te ekuacionit tone matematikor aso kohe dhe jo e kunderta.

Por, shume mire nderkohe, le te behen kritika, por jo duke e thirre VV-ne qe te zbres ne politikberjen e zakonshme te Kosoves dhe kesisoj per te permbushur klishene “edhe keta jane si ne”, por per ta mbajtur ate Levizje qe ka qene mendimi dhe organizimi kritik ne kete shoqeri.

POR,

le te mos mbetemi tek fotografia e analiza si ne eskpozite, por shoqeri me mendim kritike qe te verteten nuk e sheh vetem ne ZOOM IN-in e asaj fotoje, por ne ZOOM OUT-in e pamjes se përgjithshme”, është shprehur Manxhuka./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera