Lajme

Lëvizja Vetëvendosje fillon mbledhjen e parë pas pandemisë me rastin tragjik të 26 vjeçarit nga Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 04 May 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka mbajtur mbledhjen e rradhës të parën që nga pandemia e koronavirusit.

Në këtë njoftim thuhet se mbledhja filloi me rastin tragjik ku vdiq 26 vjecari ng Gjilani, shkruan gazeta inFokus.

Ky është njoftimi:

-Advertisement-

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti mbledhjen e Kryesisë, të parën pas një kohe të gjatë për shkak të pandemisë Covid19. Mbledhja që u mbajt duke respektuar rregullat e kërkuara nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë pati disa pika të rendit të ditës ndër të cilat edhe zhvillimet e fundit në vend.

Mbledhja natyrshëm u hap me rastin e vdekjes së të riut Agon Musliu nga Livoçi i Gjilani, i cili vdiq dje në Qendrën e Karantimit në Prishtinë. Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon edhe njëherë që kjo ngjarje e rëndë të trajtohet me prioritet nga organet e drejtësisë dhe të zhvillohen hetime të pavarura e transparente të cilat do ta zbardhnin rastin deri në hollësi.

Ndër pikat tjera të sa i përketë aspektit politiko-organizativ u diskuta edhe për masën e përkohëshme që Gjykata Kushtetuese ndërmori ndaj dekretit jokushtetues dhe përpjekja e partive të PLAN-it me Presidentin për të formuar një qeverisje sa jokushtetuese aq edhe ilegale e jolegjitime. Po ashtu në mbledhje u theksua edhe përkrahja gjithnjë e në rritje nga qytetarët për Lëvizjen që vjen si rezultat i shumë punëve të mira në qeveri, menaxhim të mirë me situatën pandemike dhe konsistencën e saj karshi zotimeve për të cilat ka marrë besimin e qytetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera