Lajme

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ulë flamurin grek në Kranë të Delvinës

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 22 May 2017

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar pak ditë më parë kishte paralajmëruar kundërpërgjigje ndaj provokimeve të ekstremistëve grekë.

”Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka vepruar dhe do të veproj ndaj çdo provokimi dhe në asnjë çast nuk do të lejoj fqinjët tanë shovinistë të cenojnë integritetit dhe sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është e gatshme t’u kundërpërgjigjet me reciprocitet të plotë të gjithë armiqve të kombit shqiptar,” deklaroi kryetari i LSHB-së, Tahir Veliu.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar gjithashtu ka dëmtuar edhe përmendoren e terroristit grek Thimio Lolis, i cili në vitin 1914 kreu masakra në jugun e Shqipërisë, dhe më 1944 mori pjesë me Zervën në masakrat në Çamëri.

-Advertisement-

Që nga viti 2010 Vangjel Dule dhe Vasil Bollano kanë vendosur ilegalisht përmendoren e këtij terroristi në Kranë të Delvinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera