Lëvizja për Bashkim: Ose ripërcaktim të kufijve, ose reciprocitet të gjithanshëm
Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 29 December 2018
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm, të mbajtur më 28.12.2018, pas analizës së gjithanshme të situatës politike, e sidomos pas analizës së rrethanave ndërkombëtare dhe mundësisë së përfshirjes së aktorëve kryesorë në arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, e posaçërisht të SHBA-ve, Lëvizja për Bashkim e konsideron të domosdoshëm unitetin e forcave politike shqiptare në Kosovë, me orientim të drejtë e të guximshëm, në mënyrë që të shfrytëzohen këto rrethana për t’i zgjidhur problemet me Serbinë.
Lëvizja për Bashkim konsideron se për shkak të ripozicionimit të faktorëve kryesorë ndërkombëtarë të implikuar në raportet Kosovë-Serbi, Kosova duhet që tani e tutje t’i ketë dy opsione në platformën e saj negociuese.
1. LB vlerëson se për Kosovën ripërcaktimi i kufijve duhet të jetë opsioni i parë për zgjidhjen e problemeve të mbetura me Serbinë. Ripërcaktimi i kufijve nënkupton edhe rënien e kufizimeve që Kushtetuta e Kosovës i ka si produkt i Pakos së Ahtisaarit, përkatësisht heqjen e privilegjeve bllokuese që u janë dhënë pakicës serbe dhe, rrjedhimisht, funksionalizimin e plotë të shtetit të Kosovës dhe hapjen e mundësive për bashkim me Republikën e Shqipërisë.
2. LB në këto rrethana konsideron se Kosova si opsion rezervë apo Plan B duhet ta ketë reciprocitetin e plotë në raportet Kosovë-Serbi.
Sipas LB, kjo do të thotë se në raste të dështimit të opsionit të parë, pra, në rast të pamundësisë së arritjes së një marrëveshjeje për ripërcaktim të kufijve, nuk duhet të ketë më kthim prapa tek Pakoja e Ahtisarit, përkatësisht tek privilegjet bllokuese për pakicën serbe e që reflektohet përmes pamundësisë së ndryshimeve kushtetuese, si dhe të një sërë ligjesh nga ato që konsiderohen vitale pa votën e kësaj pakice, e deri tek asociacioni e marrëveshjet e tjera të njëanshme e të dëmshme për Kosovën.
“Përndryshe, nëse Serbia kërkon zbatimin e tyre, atëherë duhet që edhe ajo t’i zbatojë të njëjtat të drejta për shqiptarët në Serbi në tërësi, e në veçanti për ata të Kosovës Lindore, përkatësisht për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën. Ky reciprocitet duhet të shkojë deri tek vendet e garantuara për shqiptarët dhe fuqitë e njëjta juridike të parapara në Kushtetutën serbe, si ato të parapara në atë të Kosovës”, thuhet në kumtesën e LB-së.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...