Lëvizja pa viza nga 1 janari – Sveçla diskuton me drejtorin e zyrës për migrim në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 25 October 2023
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Drejtorin e Zyrës për Migrim nga Mbretëria e Belgjikës, Freddy Roosemont dhe Ambasadorin e Belgjikës, Gregoire Cuvelier me të cilët biseduan për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës që hyn në fuqi nga data 1 Janar 2024.
Sipas njoftimit për media bëhet e ditur që Roosemont përgëzoi qytetarët e Republikës së Kosovës që nga data 1 janar do të lëvizin pa viza drejt Belgjikës dhe shteteve të Bashkimit Evropian dhe theksoi që kjo do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim ekonomik dhe thellim të lidhjeve mes shteteve dhe qytetarëve.
Ministri Sveçla falënderoi Roosemont për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera. Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar tashmë fushatën njoftuese në të gjitha komunat dhe për të gjithë qytetarët mbi procedurat dhe kriteret e lëvizjes së lirë nga data 1 janar 2024.
“Ministri Sveçla dhe Roosemont biseduan edhe për sfidën e menaxhimit të migrimit të parregullt me ç’rast ministri njoftoi delegacionin që institucionet e Republikës së Kosovës janë të angazhuara maksimalisht në luftimin e këtij fenomeni duke përfshirë edhe rregullativën ligjore për menaxhimin me migrantë”, thuhet në njoftim.
Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dy palëshe dhe mbesim të përkushtuar që këto raporte të vijojnë edhe më tutje.
Të tjera
-
Nën kërcënimin e ạrmës grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
Sot në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, në një institucion mikrofinancia...
-
25 vjet punë e ATK-së, mbi 11 miliardë euro të hyra
Administrata Tatimore e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit të saj me...
-
Arton Demhasaj kritikon tentativën e partisë në pushtet për ta kapur KPM-në
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, e ...
-
PDK me thirrje për anëtarët e saj: Shmangni çdo gjuhë nxitëse, fyese ose urrejtjeje gjatë fushatës
Partia Demokratike e Kosovës iu ka bërë thirrje anëtarëve të saj që gjatë fu...
-
Qendra e Studentëve i drejtohet Komunës së Prishtinës: Situata me qentë endacakë shumë e rrezikshme
Qendra e Studentëve në Prishtinë përmes një reagimi drejtuar Komunës së Prish...
-
Flutura Kusari denoncon përpjekjen e pushtetit për kapjen e KPM-së tinëz, publikon dokumentin
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka bërë dhe një reagim në të cilin denonco...
-
Mbi 1 mijë e 800 tiketa trafiku shqiptoi policia gjatë 24-orëve të fundit
Një mijë e 801 tiketa trafiku janë shqiptuar nga brenda 24 orëve në vendi...
-
Rushiti: Nominimi për Çmimin Nobel për Paqe është vlerësim për Kosovën
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës...
-
Presidentja Vjosa Osmani nuk tregon nëse do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk është deklaruar nëse do të merr pjesë...
-
Arbërie Nagavci pyetet nëse i ra pishman për këndimin e këngës së Kaçanikut
Refreni i këngës për Betejën e Grykës së Kaçanikut, u këndua para pak ditësh ...
-
Hykmete Bajrami: Kur qytetarët u ballafaquan me terr deri në 12 orë, Kosova ka shitur 135 milionë euro energji elektrike vetëm për një muaj
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se derisa në dhjetor qytetarët e Kos...
-
Ambasadori Zemaj në takim me shefin e NATO-s, u diskutua për rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe të Kosovës
Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka...