Lajme

“Let’s Do It Kosova” ndihmon familjet shqiptare në kampin e Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 03 December 2019

Drejtori ekzekutiv i organizatës jo qeveritare të “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj që me 5 dhjetor do të shkojnë në Prizren në kapin ku janë të vendosur familjet nga Shqipëria.

Kjo pasi të enjëten është “Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve”, dhe Hasanaj ka bërë të ditur se do t’i ndihmojnë të strehuarit për gjithçka që kanë nevojë, shkruan gazeta inFokus.

“Këtë të enjte më datën pesë dhjetor është “Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve”

-Advertisement-

Unë së bashku me ekipin e Let’s Do It Kosova kemi vendosur që të shkojmë në Prizren në kampin e mysafirëve nga Shqipëria.

Atje do të ndihmojmë në çfarëdo pune që ka nevojë”, ka shkruar Hasanaj./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera