Letra e Van Gogh për vizitat në shtëpi publike shitet në ankand për 210,600 euro
Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 18 June 2020
Një letër e shkruar nga artistët Vincent Van Gogh e Paul Gauguin, ku detajohet vizita e tyre në një shtëpi publike, është shitur sot në ankand për €210,600.
Letra u ble në fakt nga Fondacioni Vincent Van Gogh, në shtëpinë e ankandeve Drouot në Paris.
Dy artistët e kishin shkruar letrën për mikun e tyre, piktorin francez Emile Bernard, në fund të vitit 1888.
Në të ata përshkruajnë jetën dhe punën në qytetin francez të Arles.
Van Gogh e Gauguin, të dy piktorë post-impresionistë të famshëm në botë, ishin të bindur se po drejtonin një “rilindje të madhe të artit”, thuhet në letër.
Artistët kishin perfeksionuar vizionin e tyre në Arles, por megjithatë pasi qëndruan disa muaj së bashku miqësia e tyre u prish me sherr dhe Gauguin u largua nga qyteti.
Letra me datë 1-2 nëntor 1888, ishte shkruar disa javë para se Van Gogh të pësonte një krizë nervore, gjatë së cilës, siç dihet botërisht, ai preu veshin e tij.
Rrjedhimisht artisti holandez vrau veten në 1890.
Muzeumi i Van Gogh Museum në Amsterdam, ku letra do të vendoset në ekspozim sivjet, thotë se kjo është e vetmja korrespondencë që ai ka pasur me një artist tjetër.
Muzeumi e përshkruan atë si “dokumenti më i rëndësishëm i shkruar nga Van Gogh që ishte ende në duar private”.
Drejtoresha e Van Gogh Museum, Emilie Gordenker, tha se ishte e emocionuar për marrjen e letrës dhe vënien e saj në shfaqje.
Në letër tregohet sesi dy artistët punojnë në Arles në apartamentin e marrë me qera në atë që njihet si “Shtëpia e Verdhë”.
Mes të tjerave në letrën me katër faqe thuhet:
“Tani diçka që do të të interesojë, kemi bërë disa vizita në bordello, dhe me sa duket gjasat janë të mëdha të shkojmë përsëri atje për të punuar “.
“Për momentin Gauguin është duke punuar një pëlhurë të asaj nate në kafe, që e kam pikturuar dhe unë, por me figurat që shihen në bordello. Duket se do të dalë diçka e mrekullueshme”.
Megjithse letra i adresohet një miku, ajo është gjithashtu njëfarë dialogu mes Van Gogh e Gauguin, të cilët japin përshtypjet e para të punës së bashku.
Van Gogh e përshkruan Gauguin si “një krijesë e ashpër me instiktet e një bishe të egër”.
“Me Gauguin, gjaku dhe seksi duket se dominojnë mbi ambicjen. Por mjaft me këtë, ti e ke parë vetë nga afër më shumë se unë, unë desha të jap vetëm përshtypjet e para,” shkruan Van Gog.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...