Lajme

Letra e qeverisë Haradinaj, që refuzoi ofertën e Mogherinit për taksën

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 17 December 2018

 

 

Ndër tjera në letër thuhet se qëllimi i vetëm i Kosovës është që të pjatohet me pikat të cilat i ka paraqitur kryeministri Haradinaj në draft dokumentin e quajtur “Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, transmeton Gazeta inFokus.

-Advertisement-

 

Gjatë ditës së djeshme Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini, Komisionerja për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn në një letër të përbashkët drejtuar iu drejtuan Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, që të largojnë taksën ndaj Serbisë.

 

Në letrën e qeverisë Haradinaj, ndër të tjera, thuhet se nuk ka kuptim që të hidhet faji për situatën në të cilën jemi. Sipas letrës, ajo për të cilën kemi nevojë është një nismë e re për ta ngritur dialogun në atë nivel ku çështjet si kjo e taksës janë të përfshira në një marrëveshje më të gjerë.

 

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë:

 

E nderuara përfaqësuese e lartë, Mogherini,

 

 

I nderuari komisioner Malmstrom,

 

I nderuari komisioner Hahn,

 

Dëshiroj të ju falënderoj sinqerisht për letrën tuaj të përbashkët të 12 dhjetorit për çështjen e taksës së importeve. Unë e çmoj seriozitetin e qasjes tuaj për arsyet tona për ndërmarrjen e këtij veprimi.

 

Sidoqoftë, besoj se ka kaluar koha kur çështjet si kjo kanë mundur të zgjidhen në izolim.

 

Nuk ka kuptim që të hidhet faji për situatën në të cilën jemi. Ju jeni shumë mirë të vetëdijshëm për realitetin. Ajo për të cilën kemi nevojë tash është një nismë e re për ta ngritur dialogun në atë nivel ku çështjet si kjo e taksës janë të përfshira në një marrëveshje më të gjerë.

 

Duke e pasur parasysh këtë, ne e kemi publikuar Draftin Gjithëpërfshirës për Marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, i cili i është prezantuar edhe Përfaqësueses Speciale të BE-së, Nataliya Apostolova, të enjten. Qëllimi ynë është që t’i kombinojmë të gjitha gjërat për të cilat është arritur marrëveshje apo që janë shtruar mbi tavolinë në një instrument të vetëm, i cili mund ta ndërtojë bazën për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes dy shteteve.

 

Unë besoj fuqishëm se është në interesin e Kosovës, Serbisë, Bashkimit Evropian dhe komunitetit të gjerë ndërkombëtar që ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të ecur përpara me një aspekt të rishikuar të ambicieve. Nuk do të fitojmë asgjë nga vonesat tjera.

 

Do të isha shumë i lumtur nëse kam mundësinë të ju takoj të hënën dhe t’ua sqaroj pikëpamjet e mia në mënyrë më të plotë dhe ta dëgjoj përgjigjen tuaj. Roli i BE-së është jetik për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Unë besoj fuqishëm se zgjidhja është e mundshme me angazhimin tuaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera