Lajme

Letra e politikanëve drejtuar SHBA-së BE-së dhe Britanisë së Madhe, Kearns: Duam rrugë euroatlantike si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 07 August 2023

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns është në mesin e politikanëve që në një letër drejtuar SHBA-së dhe BE-së dhe Britanisë së Madhe, kanë bërë thirrje që të jenë më kritikë ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Kearns në një postim të bërë në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, ka thënë se është e rrallë që kaq shumë Kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme të mblidhen bashkë për të ngritur shqetësimet e tyre, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku sigurohemi që do të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës. Është e rrallë që kaq shumë Kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme të mblidhen për të ngritur shqetësimet dhe për të shprehur një angazhim të përbashkët për de-përshkallëzimin”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Tutje, Kearns ka shtuar se ata duan një rrugë euroatlantike si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, me pakicat e respektuara.

Ndryshe, politikanë të rëndësishëm të politikës së jashtme nga vende të ndryshme perëndimore i kanë bërë thirrje BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që të jenë më kritikë ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në lidhje me zhvillimet në Kosovë.

“Përpjekjet e Serbisë për të prishur zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet të denoncohen publikisht si ndërhyrje e huaj dhe duhet të ndërmerren veprime konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse,” thuhet në letrën e shkruar nga eksperti i Politikës së Jashtme të Bundestagut, Michael Roth, ai i Senatit të SHBA, Bob Menendez dhe kryetarët e komitetit të punëve të jashtme Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Në letrën drejtuar SHBA-së dhe BE-së thuhet se për shkak të frikës së Beogradi orientohet drejt Rusisë, Perëndimi po ndjek politike të butë ndaj Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera