Lajme

Letra e plotë e Biden për dorëheqjen nga gara, çka tha i pari i botës?

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 21 July 2024

Joe Biden ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit.

Biden ka thënë se beson që tërheqja nga gara është në interesin më të mirë për Partinë Demokratike dhe SHBA-në, në mënyrë që të fokusohet tërësisht në kryerjen e mandatit që ka aktualisht.

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që të shërbej si president”, ka thënë Biden, duke paralajmëruar që do të flasë më shumë gjatë javës lidhur me këtë vendim.

-Advertisement-

“E besoj sot atë që e kam besuar gjithmonë: Nuk ka asgjë që nuk mund të bëjë Amerika kur jemi të bashkuar. Duhet të rikujtojmë që jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Biden.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera