Lajme

Letra e mërgimtarit që mahniti Policinë e Kosovës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 10 August 2017

Sjellja e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës e ka mahnitur, Arlind Imerin, mërgimtar nga Kosova i cili jeton në Zvicër.

Ai në një letër të hapur i ka falënderuar policinë e Kosovës për sjelljen korrekte ndaj tij.

“.Më datën 05.08.2017 rreth orës 01 kam kaluar kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në pikën kufitare në Mutivodë. Aty jam ndalur nga policia e Kosovës e cila me shumë profesionalizëm po kryente detyrën e saj. Sjellja e Policit kufitar ishte jashtëzakonisht e mirë”, thuhet në letrën e mërgimtarit.

Kjo është letra e plotë e tij:

-Advertisement-

Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Unë quhem Arlind Imeri dhe jetoj në Zvicër.

Përmes kësaj E-mail dëshirojë të ju shprehë falënderimet më të përzemërta për policinë e Kosovës.

Më datën 05.08.2017 rreth orës 01 kam kaluar kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në pikën kufitare në Mutivodë. Aty jam ndalur nga policia e Kosovës e cila me shumë profesionalizëm po kryente detyrën e saj. Sjellja e Policit kufitar ishte jashtëzakonisht e mirë.

Gjithashtu, edhe ditën kur jam futur në Kosovë, kam parë profesionalizëm, respekt dhe sjellje që unë personalisht ndihem krenar që jeni pjesë e shoqërisë sonë.
Pritjet nëpër pika kufitare janë normale në çdo vend të botës.

Unë nuk shqetësohem aspak nga kolonat e krijuara nëpër pikat kufitare. Në fund, dua të ju falenderoj edhe një herë dhe të ju shprehë kënaqësinë që ndjej kur ndalem nga Policia e Kosovës.

Ju paqim gjithmonë.

Duke ju dëshiruar punë të mbarë, ju kërkoj falje për pengesat që mund të ju kem shkaktuar.

Me respekt,
Arlind IMERI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera