Letra e Gërvallës drejtuar KiE-së për Asociacionin, Vjosa Osmani në takim me Hovenierin, Rohden dhe Hargreaves
Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 16 May 2024
Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, ambasadorin gjerman, Jorn Rohde dhe me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, pasi ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla njoftoi se i ka dërguar letër Këshillit Evropian me zotimin që do të dërgojnë në Kushtetuese, draft statutin për Asociacionin.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën INFOKUS, këshilltari për medie i presidentes, Bekim Kupina i cili ka thënë se takimi ka qenë në mënyrë që të koordinohen për hapat për zhbllokim të antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Janë takuar për koordinim të hapave për zhbllokim të anëtarësimit në KE”, ka thënë shkurt Kupina.
Sot e para e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla i dërgoi një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku zotohet sërish se Qeveria e Kosovës do ta zbatojë obligimin për Asociacionin.
Në këtë letër zotimi, ajo ka theksuar se se Kosova do të përgatisë një draft të ri për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Derisa në lidhje me këtë kanë reaguar edhe nga Presidenca.
Në komunikatë thuhej se “Letra e djeshme e Qeverisë së Kosovës dërguar në KiE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani”
Osmani, siç shkruan në njoftim përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me presidencën.
“Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve.” – thuhet tutje.
Sipas presidencës kjo nuk është e tillë dhe Osmani gjatë gjithë ditës ka pasur konsultime me aleatët rreth anëtarësimit në KiE.
“Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione. Presidentja Osmani gjatë gjithë ditës po vazhdon konsultimet me aleatët rreth çështjes së anëtarësimit në Këshill të Evropës, ashtu siç ka bërë për një kohë të gjatë, me qëllim të zhbllokimit të këtij procesi.” – thuhet tutje./Gazeta Infokus/
Presidenca: Kurti dhe Gërvalla nuk e konsultuan Presidenten Osmani për letrën
Të tjera
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione
Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kan...
-
Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc
Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prish...
-
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50
Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagav...
-
Lajçak thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës ...
-
Musliu: Kosova meriton një buxhet që e çon përpara, nuk do të ndalemi derisa të bëhet më mirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (...
-
Ish ministrja: Jam dëshmitare që Hamza nuk i është nënshtruar as partisë e as presioneve elektorale
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pj...
-
“Fjalimi i sotëm është shqetësues, motivi është i ulët, qëllimi është mashtrues – Këta ish dashur të dalin para Gjykatës” – Gorani për Osmanin e Kurtin
Gazetari i Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa...
-
Hetohet nëna, i dërgoi djalit drọgë në ndalim policor
Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u li...