Opinione

Letër dërguar zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës lidhur me zhvillimin e “Minierës së Re”

Autori: Shkruan: Izet Ibrahimi 22:30 | 26 August 2020

Për: z. Blerim Kuçi,

Minister i Zhvillimit Ekonomik.

Në dijeni; z. Avdullah Hoti;

-Advertisement-

Kryeminister i Qeverisë së Republikës së Kosovës;

  1. Albulena Halimi

Zv.Kryemister e Qeverisë së Republikës së Kosovës;

  1. Besnik Tahiri

Zv.Kryemister i Qeverisë së Republikës së Kosovës;

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KEK–ut

  1. Luigj Imeri

U.D. i KEK Sh.A.

Mbeshtetja e politikave që do të varrosin mbi 1 miliard ton thëngjillë, vetëm e vetëm që të plotësohen përfitimet për oligarkët, shprehur sipas dinamikës aktuale të planifikimit të gjenerimit të energjisë elektrike do t’i bie “ulje e jetëgajtësisë së eksploatimit të resurseve energjetike për mbi një shekull”. Kjo jo vetëm që do të dekurajonte investimet për ngrtijën e kapacitetve të reja gjeneruese, por edhe do të ishte një nga dëmet me kolosale, që do t’i shkaktohej bilancit të rezervave minerale, duke glabëruar në mënyrën ma ekstreme perspektiven e shumë gjenarave në vijim.

 

Lënda: Zhvillimi i  “Minierës së Re”

Te nderuar zyrtarë të Repulikës së Kosovës,

Sipas vendimit të datës 4 prill 2018, me nr.05/39 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është formuar Grupi Punues Teknik, i cili ka pas për detyrë që të analizojë të gjitha studimet, rezultatet dhe rekomandimet e institucioneve këkrimore, ekipeve profesionale dhe atyre ekzekutive që kanë të bëjnë me hartimin e Projektit Kryesor të Xehëtarisë për zhvillimin e Minierës së Re – të Korporatës Energjetike të Kosovës‒KEK Sh.A.

Pas një pune sistematike dhe relativisht të gjatë, Grupi Punues Teknik , i formuar sipas vendimit të Qeverisë nr. 05/39, te dt 04.04.2018. …”ka vendosur qe propozimi final për zhvillimin e minierës se re te jetë si me poshtë; – që fusha JUG (ref. S1.2), te jete orientim strategjik i Qeverisë se Kosovës për zhvillimin e minierës se re; – që të vazhdohet me prodhimin e qymyrit nga fusha aktuale deri ne vitin 2027 apo 2030, varësisht nga depozitat e qymyrit ne atë fushë dhe validiteti i licencës për shfrytëzim; – që të realizohën hulumtimet shtesë ne fushën JUG, dhe nëse hulumtimet e para (sipas kontratës ne zbatim për shpimet) dëshmojnë rentabilitet te eksploatimit ne Fushën JUG, obligohet KEK qe te krijojë kushte për plotësuar kriteret dhe kërkesat ligjore për hartimin e Planit kryesor te xehetarisë, sipas legjislacionit minerar dhe atyre te aplikueshme ne Kosovë”.1

Në bazë të këtij propozimi, Qeveria e Repulikës së Kosovës ka nxjerrë vendimin nr. 10\57 të datës 17.07.2018, në të cilin aprovohën rekomandimet e Grupit Punues Teknik.2

I nderuari Ministër, duke qënë se paragrafi i fundit, i të dy këtyre referencave më obligon që në cilësinë e kryesusit të Grupit Punues Teknik t’ju njoftoj se, OE ka përfunduart projektin kërkimor të shpimeve që kanë të bëjnë me hulumtimet shtesë, rezultatet e të cilit janë dukshëm me të mirat se sa varianti N1 Fusha VERI, të cilin dy “Bordet e Përkoshme” ai i emëruar nga Qeveria Kurti dhe ky aktuali nga Hoti, po përpiqën ta shtyejn si variat për zhvillimin e “Minerës së Re”. Pran në bazë të Vendimit të Qeverisë, gjegjësisht nenit 3 te vendimit nr. 10\57, dhe rezultatet e hulumtimeve nga Kompania kërkiomre, “… obligohet Qeveria e Kosovës dhe KEK, të vendosë për orientimin strategjik, për Zhvillimin e “Minirës së Re” në Fushën JUG, si dhe shfrytëzimin e resurseve në përputhje me ligjeslacionin në fuqi në sektorin minerar.”3

Mos respektimi iepublikës së Kosovës, vendimeve të Qeverisë së R rezultateve nga institucionet kërkimore, dhe rekomandimet e ekperteve do të nëkuptonte jo vetëm inkurajim të tendencave antiligjore të Bordeve dhe zyratrëve të Korporatës edhe ashtu me legjitimitet diskutabil por edhe rezikim serioz i rentabilitetit të KEKut, cenim i prespektivës zhvillimore, pasiguri e furnizimit dhe varshmëri e plotë energjetike e Kosovës nga vendet e rajonit.

Të ndëruar zyrtarë të lartë shtetror,  përveç të dhënave nga raporti përfundimtar i hulumtimeve4, të cilat kanë dëshmuar se “Fusha Jug” është varianti më i rentabili nga të gjitha variantet tjera të diskutura për ngritjën e “Miniresë së Re”, po ju rikujtojë edhe disa nga përparsitë e “Fushës Jug”, si variant i cili duhet të jetë opsion i vetëm për ngritjën e ‘Minirës së Re”:

    • Kjo fushë përmban afër 1.1 miliard ton qymyr.
    • Mbi mbi 90 % e tokës ku planifikohet të ngritet miniera është në pronësi e KEK-ut.
    • Nga 255 shpimet e realizuara deri me tani (duke përfshirë edhe programin e shpimeve shtesë të kësaj faze kërkimore), kjo fushë vlërsohet si rentabile në bazë;
    • të një raporti të favorshëm djerrinë/qymyr ‒1.55;
    • të një vlerë të lartë kalorike të thengjillit ‒ (8485 kJ/kg),
    • të një koncentrimi të madhë të rezervave në njësi të sipërfaqës, (trashësia e qymyrit 60–75 m)5 dhe disa nga parametrat tjerë, që sipas studimit e bëjnë fushën me rentabilitet të lartë.6

Po ashtu vlenë të theksohet se KEK–u në këtë fushë ka Licencë për 332 ha. Është fushë ku nuk ka mundësi të ndërtimeve, siç ka ndodhur me përvojat e më hershme në fushat tjera (Hade, Shipitullë, etj.). Nuk ka degradim të florës dhe faunës, dhe ka siguri të lartë operimi (zona është aset i KEK-ut). Këndi i ramjes së qymyrit është me i favorshëm nga të gjithë variantet, në drejtim të avancimit të frontit punues7, etj.

Po ashtu, me lejoni t’ju informoj se varianti N 1, i cili po tenton të favorizohet nga grupe të caktuara intersi, as një herë nuk ka pas mbështetjen e Komitetit të Drejtues të Projektit, Menaxhmentit të Departemtitit të Qymyrit, Menxhementit dhe Bordit të Drejtorëve të KEK–ut8. Nëse ju referohëni rekomandimeve të Komiteitetit Drejtues (organ profesional i KEK–ut), ata me shumicë kanë rekomanduar varianit N 3.2 Hade, si dhe një nga anëtaret ka propozuar Variantin Jug S1.9

Të gjitha praktikat botërore të eksploatimit të minierave sipërfaqësore, si dhe studimet e gjerë tanishme konstojnë se nëse aplikohet Varianti “VERI”, gjegjësisht N1”, sektorin e energjisë dhe përgjithësisht Kosovën do ta përcjellin;

    • Probleme të mëdha me zhvendosjen e popullatës; Kjo nga përvoja e keqe e deritashme me Hadën dhe Shipitullën. Kosova duke qënë të obliguar në impelmentimin të ligjeslacionit vendor dhe të BE–së, (sipas të cilit nevojiten 10-15 vite negociata, për ekspropim), do të detyrohet të bartë të gjitha implikimet financiare dhe sociale, të cilat kanë kosto enorme. Po ashtu parashihet zhvendosja e një sipërfaqja të madhe me lagjet e fshatit Sibovc (7) lagje, varrezave, etj.
    • Kosotot të larta që do të reflektojnë në projektet ardhshme të energjisë dhe tarifat e konsumatorëveInvestimi për ngritjen e “Minierës së Re” është 100% obligim i Qeverisë dhe KEK-ut. Bazuar në praktikat e shpronësimeve në Shipitullë, do të na përcjellin çmime të larta për shpronësim, (kjo nga se është një sipërfaqe potenciale për ndërtime, ku ndërtimet nuk janë ndalur as tani), edhe pse ekziston ligji mbi shpronësimet është në fuqi Vendimi i Kryeministrit, i cili përcakton kushtet dhe çmimin e eksportimit shumë fishë më të larta se sa ato të tregut.
    • Kërkesat për shpronsime dhe investime kapitale do të jenë enorme: Fusha VERI, ku po tentohet të ngritet “Minira e Re” është 100% pronë private, (e blerë nga oligarkë nga fshatarët e varfur), kostot për ekspropimin e së cilës, se paku do t’i garntojë falimentimin KEK‒ut, kur kësaj i shtohën edhe investimet për sisteme dhe pasije, atherë projekti do të rreziskojë edhe stabiliteitin finaciar e social të shtetit. Vetëm për pajisje dhe shpronësime, pa llogaritur kostot e zhvendosjes, të sigurisë operative, mjedisore, etj. Qeveria më fillim që nga ky vit e deri në përfundim të projektit në kontinuintet duhet të investojë mbi 1 miliard euro.
      • Për KEK‒un, po ashtu do të rritën kostot dhe pasiguria operacionale, (nga se për qymyr parashihet të blihen dy ekskavator kompakt të ngjashëm me kapacitetin e SRs 1300/SchRs 650 (2022/23), 2 hinka dhe dy shirita vetëlëvizës, të cilët kanë kosto të lartë).
      • Pas vitit 2030 do të rritën kërkesat për investime kapitale ‒ Ngase kërkohet blerja e linjave shtesë transportuese, (për shkak të rritjes së gjatësisë); kjo fushë karakterizohet nga një front me shkallë të shkurtër që nënkupton zhvendosje të shpeshta të shiritave transportues, e që rritë koston operative dhe rrezikon treguesit e përformancës. Nëse këtyre investimeve i shtohen edhe ato që KEK-ut i janë ngarkuar për “Depozitimin e Hirit dhe Gjipsit”, dhe sistemet tjera, është rrezik që Kosova të paguaj 2-3 herë më shtrenjtë se rajoni, instalimin e 1 MËh energji eklektik. Sipas vlerësimit të eksperteve, përzgjedhja e variantit Veri N 1, do të kërkon investime të larta për ngritjën e kapaciteteve te reja gjeneruese, e të cilat do të kenë ndikim në rritjen e çmimit të energjisë, edhe më shumë se sa 60%.
    • Fusha Veri po ashtu reflekton; siguri gjeoteknike më të voglën të mundshme: sepse kufizohet me kufirin natyral të basenit, i cili përcillet me shkarje.
      • Degradimi/Varrosje i resursve minerare; e veçanta katastrofale e zgjidhjës së fushës VERI, është se parashihet që fusha JUG të jetë deponia e palosjës së masave të dheut (ku mud të hedhen mbi 1 miliard m3 dhe, të cilat në të cilat së paku do ta dyfishojnë raportin djerrin qymrë, duke e berë të pa shfrytëzuaeshme këtë fushë). Pra variati VERI, do t’i shëndrron 1,019 miliard ton thëngjill në Fushën JUG në resurse të pa shfrytëzueshme, gjegjësisht do t’i varrosëte përgjithnjë mbi 580 milion ton thëngjill, e cila mbi 90% është pronë e KEK-ut.
      • Ky degradimi i të mirave minerare (varrosja e resueseve) shprehur sipas dinamikës së planifikuar të gjenerimit të energjisë, i bie “ulje e jetëgajtësisë së eksploatimit mbi një shekull”. Kjo  jovetëm që do të ishte një nga dëmet kolosal që do t’i shkaktohej bilancit të rezervave minerale por edhe do të glabëronte në mënyrën ma ekstreme perspektiven e shumë gjenarave në vijim.

Po ashtu varianti N1 Veri, paraqet, po ashtu;

    • Dekurajim për investime të reja në sektorin e energjisë,; ngase ka kërkesa për investime të mëdha, dhe faktit se fusha Veri N 1 ka një fronti punues të shkurt, me mundësi më të vogla për furnizimin stabil te kapaciteteve të reja gjeneruese.
    • Shkelje e të drejtave të njeriut dhe degradim enorm i mjedisit: Nëse zgjidhet varianti VERI, fshati Hade mbetet një Oazë e rrethuar nga minierat, pa perspektivë për jetë normale, i kërcënuar nga jostabiliteti dhe ndotja si pasojë e operimeve me zonë tepër kritike operimi;
    • Degradim i vazhdueshëm ambiental, dendësia e lartë e popullsisë; rritja e çmimit të energjisë dhe pasiguria në furnizim;

1 Qeveria e Repulikës së Kosovës – Grupi Punues Teknik,  “Propozimi final për ngritjen e minierës se re”, 05 korrik 2018, Pristinë

2 Qeveria e Repulikës së Kosovës ,  Vendimi nr. 10\57, Pristinë

3 Po aty

4 KEK, Tabela Përmbledhëse e raportit të shpimeve shtesë, 09.08.2020, Prishtinë

5 “Raporti fillestar – PPD të prodhimit dhe investimeve për Minirën e re, KEK-K-16-402-312, fig. 15.  tab. 7. ‘Resurset totale dhe kualiteti i linjitit në Fushën Jug; 1,019,30  (milon].

6 Po aty,

7 KEK, Preparation of a detaliled neë mine production and investment plan ëith contract no. 1574, 06.02. 2018, Prishtinë

8 Bordi I Drejtorëve të KEK–ut, Vendimi nr. 6560, 31 gusht, 2018, Prishtinë

9 KEK, Preparation of a detaliled neë mine production and investment plan ëith contract no. 1574, 06.02. 2018, Prishtinë

Izet Ibrahimi, ish –Kryesues i Grupit Teknik për zhvillimin e “Minierës se re” te KEK-ut,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera