Lëshohet sërish urdhërarrest për Dardan Molliqajn

Autori: Gazeta inFokus
12:35 | 24 June 2022
Për shkak se Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka munguar në seancën e së premtes, përsëri ka dështuar të nis gjykimi për rastin e përleshjes fizike mes tij, shoqëruesit të tij dhe deputetit të VV-së, Haki Abazi, pas një debati televiziv më 2019. Ndaj Molliqajt gjykata ka lëshuar urdhër arrest.
Në këtë rast akuzohet edhe Fatos Sahiti i cili ishte i pranishëm në sallë të gjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lidhur me mungesën e të akuzuarit Molliqaj, gjykatësja e rastit Vlora Pacolli-Rexhepi bëri të ditur se i njëjti është arrestuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata më 17 qershor të këtij viti.
Gjykatësja Pacolli –Rexhepi deklaroi se arrestimi i tij ishte bërë pas orarit të punës së gjykatës dhe tha se nuk ka pasur kushte për mbajtjen e seancës.
Arsyeja e urdhër arrestit sipas gjykatës Pacolli-Rexhepi ka qenë adresa e pasaktë që i akuzuari Molliqaj e kishte lënë në shkresat e lëndës.
Tutje, e njëjta deklaroi se gjykata në koordinim me të akuzuarin Molliqaj dhe pas premtimit të tij se i njëjti do të paraqitet në seancën e radhës ka revokuar urdhër arrestin.
“Atëherë gjykata në koordinim me të pandehurin Dardan Molliqaj dhe pas premtimit të tij se i njëjti do të paraqitet në seancën e radhës dhe pasi i njëjti ka siguruar adresën e saktë dhe ka pranuar ftesën me vërejtje dhe njoftim për pasoja ligjore të mos paraqitjes gjykata, ndaj të njëjtit me datë 17.06.2022 e ka revokuar urdhër arrestin te datës 01.06.2022”, tha gjykatësja Pacolli-Rexhepi.
Mirëpo, për arsye se i njëjti edhe pas pranimit të ftesës, revokimit të urdhër arrestit dhe pasi i njëjti kishte dhënë premtime do të paraqitet në seancë, gjykatësja Pacolli-Rexhepi tha se për të njëjtin konform nenit 307 dhe 175 të Kodit të Procedurës Penal gjykata përsëri lëshon urdhër arrest të ri ndaj Molliqajt.
Meqenëse se i akuzuari Sahiti ishte në seancë, gjykatësja e rastit Pacolli-Rexhepi e ka njoftuar atë për arsyet të cilat gjykata ka lëshuar urdhër arrest ndaj tij, sepse sipas saj në fletëkthesën e datës 29 prill 2022 është konstatuar se i akuzuari refuzon pranimin e ftesës.
E lidhur me këtë, i akuzuari Sahiti deklaroi se asnjëherë nga askush nuk është kontaktuar dhe se konstatimi i asaj fletë kthesë sipas tij nuk është e saktë.
Ai tha se për herë të parë është kontaktuar dje nga Policia e Kosovës për të pranuar ftesën e gjykatës.
“Jo nuk e kam pranu ftesën për seancë asnjëherë edhe s’kam pranu ftesë prej gjykatës ose kush do qe u kon i angazhuar me pru ftesën”, tha i akuzuari Sahiti.
Për këtë, gjykatësja Pacolli-Rexhepi deklaroi se gjykata do të verifikoj fletë dërgesën e cila është zbatuar nga zyra postare, dhe e njoftoi të njëjtin për pasojat e mosparaqitjes në gjykatë.
Në këtë seancë, i pranishëm nuk ishte as i dëmtuari Haki Abazi për të cilin përfaqësuesja e tij avokatja Sadije Mjekiqi deklaroi se i njëjti përsëri gjendet jashtë vendit në udhëtim zyrtar.
Me qenë se nuk u plotësuan kushtet për mbajtën e kësaj seance, e njëjta është shtyrë në kohë të pacaktuar.
E krejt në fund, gjykatësja Pacolli-Rexhepi deklaroi se sipas saj në bazë të procedurës së si ka rrjedh deri tash, janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit ndaj Molliqajt mirëpo i njëjti fillimisht duhet arrestohet, të sjellët në gjykatë e pastaj t’i caktohet paraburgimi.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 18 shkurt 2020 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të pandehurit Dardan Molliqaj dhe Fatos Sahiti akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
Në aktakuzë thuhet se më 11 shtator 2019, rreth orës 22:00 në Fushë Kosovë, në Kolegjin “AAB”*, të pandehurit e lartcekur pas përfundimit të debatit në emisionin “Presing” të studion së televizionit T7, ku ishin të ftuar Endrit Shala, Rexhep Hoti, Haki Abazi, Dardan Molligaj dhe me të dalë në korridor të kolegjit AAB, i pandehuri Molliqaj fillimisht e ka thirr të dëmtuarin Haki “ndalu këtu të flasim çka deshte me thënë në debat”, i cili ishte para tyre në korridor duke dalë në shoqëri me Rexhep Hotin.
Tutje, në aktakuzë thuhet se posa i afrohet i pandehuri Molliqaj me dashje, duke e përdorë forcën e sulmon të dëmtuarin Haki Abazi në atë mënyrë që fillimisht e ka kapur për duar e më pas e godet me grusht në fytyrë dhe shqelma ne këmbë.
Gjithnjë sipas aktakuzës, këtij sulmit i bashkëngjitet edhe i pandehuri Sahiti, i cili e godet të dëmtuarin me grusht deri sa i dëmtuari arrin të ju largohet dhe të ikë me shpejtësi në drejtim të studios së televizionit T7, dhe kështu i shqetësuar për rastin e thërret policinë.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën Deçan – Gjakovë, dyshohet për viktima!
Një aksident i rënd ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën Deçan – G...
-
“Po ma then dorën” | Dhunë në Forumin Rinor të LDK-së në Podujevë
Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar në dhunë dhe k...
-
Takimi i Kurtit me kryetarë e nënkryetarë të komunave në Prevallë, kush nga ta mungoi e kush jo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kr...
-
Flasin nga Prokuroria për 50 mije euro që Shkreta tha se iu vodhën
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50...
-
Të gjitha reagimet dhe batutat për 50 mijë eurot dhe baxhanakun e deputetit të VV-së
Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë v...
-
Abdixhiku nga Gjeneva: Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot një takim me mërgatën në Gj...
-
Pamje: Aksident i rëndë në Pejë, rrotullohet tërësisht vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Trebo...
-
Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bje...
-
Goditja e parë afrikane në Kosovë, nga java e ardhshme temperatura deri në 36 gradë Celsius
Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 3...
-
Kurti e Konjufca vizitojnë Qosjen në ditëlindjen e tij të 86
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetar...
-
Ukraina: Kemi vrarë mbi 34 mijë rusë
Ministria ukrainase e Jashtme ka bërë bilancin e luftimeve me ushtrinë ruse, ...
-
Koci: Dikush po më thotë katolik e dikush i pafe, kam pasur nënën myslimane gjyshin hoxhë
Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “ta...