Lëshohen në gjykatë video-incizimet e vrasjes në Pejë
Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 06 April 2018
Video-incizimet e kamerave të sigurisë në pompën e benzinës “D- Petrol” në Pejë ku u vra Isa Karagjyzi u lëshuan në gjykatë.
Në gjykimin e Nimon Berishës që akuzohet për vrasjen e Isa Karagjyzit, u lëshuan incizimet e kamerave të sigurisë në pompën “D- Petrol” ku ndodhi kjo vrasje.
Gjate kohës sa u shikuan incizimet disa nga familjarët e të ndjerit që kanë qenë pjesë e publikut reaguan në mënyrë demonstrative dhe përdorën fjalë fyese ne drejtim të të akuzuarit.
Nga këto arsye trupi gjykues largoi nga gjykatorja këta familjarë, ndërsa edhe përfaqësuesi ligjor i palës se dëmtuar u largua vullnetarisht nga gjykata.
Në fillim të seancës e kërkoi fjalën Ferdi Karagjyz nga familja e dëmtuar, për ta njoftuar gjykatën në lidhje me një shqetësim.
Sipas tij, i akuzuar Nimon Berisha kishte qëndruar më 31 mars para lokalit ku familja e tani të ndjerit ushtronte veprimtarinë e tyre.
“Më 31 mars ne kemi shkuar për ngushëllime te disa të afërm në Pejë pasi që u kthyem vëllai e ndali veturën se kishte me shku dikun tjetër. Kur e ka ndalë veturën e kam vërejt një veturë me ngjyrë të zezë të cilën e drejtonte i akuzuari ka qenë i kthyer ka lokali ka pasur të vendosura syze dhe veshur këmishën që e ka pasur në gjykim një ditë më parë”, tha Karagjyz.
Ai tregoi se i akuzuari i kishte përcjellë lëvizjet e familjarëve të të ndjerit Isa Karagjyz.
“Pasi që është nisur ai e ka vërejtur që e kam parë dhe ka vazhduar duke më përcjell në pasqyrë – retrovizor, unë e kam lajmëruar policinë për ketë rast “,deklaroi Karagjyz.
Avokati i palës së dëmtuar Ramë Gashi tha se ishte shqetësues fakti që i akuzuari ishte ndalur përballë lokalit ku punojnë të gjithë vëllezërit- familjarët e të ndjerit si dhe mënyra e të shikuarit të tij në drejtim të dëmtuarit dhe përcjellja me anë të pasqyrës.
Lidhur me ketë u deklarua prokurori Njazi Rexha i cili tha se ishte i njoftuar për ketë fakt nga hetuesit e drejtorisë rajonale në Prishtinë, ndërsa ai i kishte udhëzuar ata që t’ia përcjellin palës së dëmtuar që për shqetësimet që paraqiten t’i drejtohen Drejtorisë Policore në Pejë.
Kurse mbrojtësi i të akuzuarit Nimmon Berisha, avokati Ramiz Krasniqi shprehu keqardhjen për atë që kishte ndodhur duke thënë se i mbrojturi i tij atë ditë kishte qenë duke lëvizur në rrugë publike dhe se nuk e dinte se si ka mundur të konstatohej shikimi i drejtpërdrejtë derisa i akuzuari ka mbajtur syze.
“Mandej jemi fort të interesuar të zbulohet se kush është fajtor pwr vrasjen e anëtarit të familjes se tyre.
Ndërsa vetë i pandehuri Nimon Berisha lidhur me këtë çështje tha se kishte shkuar te bankomati që është aty afër për të tërhequr para dhe se lëvizjen e automjetit e kishte bërë pa kurrfarë rezervimi apo qëllimi të caktuar.
Në anën tjetër trupi gjykues lidhur me këto shqetësime pasi që mori edhe mendimin e të gjitha palëve udhëzoi përfaqësuesin ligjor që të informojë policinë në Pejë, pastaj prokurorinë themelore, ndërsa të pandehurit Nimon Berisha iu tërhoq vërejtja që të ketë kujdes lidhur me sjelljen e tij në raport me familjen e të ndjerit.
Trupi gjykues po ashtu paralajmëroi se në qoftë se do të ketë edhe një shqetësim të vetëm familja e të ndjerit nga ai do t’i caktohet masa e paraburgimit automatikisht.
Avokati i të akuzuarit Nimon Berisha i propozoi gjykatës që të ftohen dhe te dëgjohen ekspertë nga Turqia lidhur me ekspertizat që janë dhënë në ketë rast.
Ky propozim u kundërshtua nga prokuroria sepse sipas tij në ketë rast ka një ekspertizë në të cilën ka mjaft kolaudime në bazë të materialit që është ofruar dhe se nuk ka material shtesë që t’u prezantohet të njëjtëve për të dhënë mendime shtesë.
Përfaqësuesi i palës se dëmtuar Ramë Gashi u pajtua me kundërshtimet dhe arsyetime që dha për këto propozime prokurori.
Ndërsa trupi gjykues refuzoi propozimin e avokatit duke vendosur që të mos ftohen ekspertë nga Turqia.
Meqenëse provat që ishin në dispozicion të propozuara sipas akuzës u administruan, ndërsa për nxjerrjen e provave të reja të cilat u propozuan nga mbrojtësit e të akuzuarit duhej kohë më e gjatë, seanca e sotme u shty në afat të pacaktuar.
Gjithashtu u anulua edhe seanca që ishte planifikuar të mbahej me 6 prill.
Ndryshe Nimon Berisha nga Prokuroria Themelore e Pejës akuzohet se më 31 dhjetor 2014 rreth orës 06:35 minuta, në pompën e benzinës “D-Petrol” në Pejë, me qëllim të përfitimit material me pushkë automatike, ka vrarë në mënyrë dinake tani të ndjerin Isa Karagjyzi, i cili ishte punëtor i pompës së benzinës.
Në aktakuzë thuhet se i akuzuari me automjetin e tipit “Hamer” me targa amerikane kishte shkuar në këtë pompë benzine ku e kishte mbushur rezervuarin në shumën 128 euro.
Sipas aktakuzës, pasi Nimon Berisha kishte vërejtur që Isa Karagjyzi ndodhej vetëm në pompën e benzinës, kishte nxjerrë armën automatike AK 47 dhe e kishte qëlluar në gjoks me një predhë Karagjyzin, i cili po priste që Berisha t’i bënte pagesën për karburantin.
Në aktakuzë thuhet se Karagjyzi kishte vdekur nga goditja me armë, ndërsa i akuzuari i kishhte marrë çantën e dorës në të cilën ndodeshin 2000 euro, duke ikur pastaaj në drejtim të panjohur.
Në këtë proces gjyqëësor përpos për vrasje të rëndë, Nimon Berisha akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.
Gjykimi për këtë çështje kishte nisur në Gjykatën Themelore të Pejës, por me vendim të Gjykatës së Apelit më 3 mars 2017, çështja në fjalë ka kaluar në kompetencë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, duke u thyer përsëri në fillim.
Kjo kishte ndodhur për shkak se avokati i mëparshëm i të pandehurit Haxhi Çekaj, nga Prokuroria Speciale akuzohet për mashtrim.
Çekaj akuzohet se mashtroi të bijën e të akuzuarit Nimon Berisha, duke i shkaktuar dëm material në vlerën e 50 mijë eurove.
Hetime ishin bërë edhe ndaj anëtares së trupit gjykues ku është gjykuar rasti në Pejë, gjyqtares Nushe Kukaj- Mekaj./Kallxo.com
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...