Lajme

Lëshimi i ujrave të ndotura bërthamore në det nga Japonia , do të krijojë probleme serioze

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 24 August 2023

Në orën 13 të 24 gushtit 2023, me gjithë kundërshtimin kategorik të banorëve të panumërt, qeveria japoneze nisi lëshimin e ujërave të ndotura nga aksidenti në centralin bërthamor të Fukushimës.

Kjo është hera e parë në historinë e përdorimit paqësor të energjisë atomike nga njeriu që lëshohen në det me qëllim ujërat e ndotura gjatë një aksidenti në një central bërthamor. Ekspertët parashikojnë që lëshimi i ujërave të ndotura do të zgjatë për 30-50 vjet. Studimet përkatëse tregojnë se këto ujëra do të mbërrijnë në bregdetin e Amerikës së Veriut në nëntor 2026, do të përhapen në Oqeanin Indian në shkurt 2030 dhe do ta përfshijnë tërë Paqësorin pas dhjetëve vjetëve

Nga shumë kërkime del se në ujërat e ndotura të Fukushimës përmbahen mbi 60 elemente radioaktive, përfshirë tritiumin, karbon-14, kobalt-60 etj., dhe periudha e gjysmëjetës së tyre do të jetë disa vjet, dhjetëra vjet, mijëra vjet, e madje dhjetëra mijë vjet.

-Advertisement-

Dihet nga të gjitha se qeveria japoneze zgjodhi “lëshimin në det” ndër pesë alternativat për trajtimin e ujërave të ndotura. Kjo është zgjidhja më “ekonomike” dhe më e lehtë. Por prapa kësaj zgjedhjeje, ka edhe elemente politike, nënvizon në komentin e saj CMG-ja.

Në një artikull të publikuar të martën në gazetën amerikan “The New York Times” thuhet se vendimi i Japonisë për lëshimin e ujërave të ndotura në det “nuk është as i tejdukshëm e as përfshirës

Historia do t’i kërkojë përgjegjësi Japonisë për lëshimin e ujërave të ndotura bërthamore në det, përfundon komenti i CMG-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera