Lajme

Lëreni anash ngjyrat politike dhe partiake punon në interes të përgjithshëm

Autori: GZIM SHALA 13:31 | 18 December 2021

Ndarja e buxhetit në mënyrë proporcionale bazuar në projektet e propozuara, do të ndikonte në të mire të qytetarëve, dhe mirëqenia e tyre do të rritej në mënyrë të barabartë si shoqëri, ndërsa sektori privat do të nxitej në zhvillim duke rritur numrin e të punësuarve dhe duke premtuar perspektivë edhe në Kosovë, ndërsa në anën tjetër ndaljen e ikjes së një pjese të shoqërisë më vitale që ka marrë hov të madh kohëve të fundit.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sidomos për ju që jeni nga regjioni i Komunës së Gjilanit, gjatë tërë mandatit tuaj ishit të heshtur, vazhduat avazin e vjetër (çka të thotë shefi), nuk ngritët asnjë çështje dhe projekt propozim për Komunën tuaj, nuk iniciuat debat dhe nuk mbajtët premtimin e dhënë ndaj qytetarëve të Komunës prej nga morët votat.

Harruat prej nga vini, harruat se nuk e kishit pozitën e deputetit pa ju dhënë besimin votuesi. Mendojeni se një ditë do të dilni prapë rrugës dhe do të buzëqeshni false kinse po i doni qytetarët sa për ti mashtruar prapë dhe t’i merrni votën.

-Advertisement-

Shpresoj se do të dëshpëroheni edhe ju një ditë për dëmin që po i bëni qytetit tonë me pozitën tuaj të cilin e keni dhe nuk meritoni. Kësaj radhe deri në aprovimin e buxhetit e kam përcjell punën e Kuvendit Kosovës, asnjë nga ju deputet të Anamoravës nuk dha ndonjë propozim, as edhe një amendament apo ndonjë projekt që është në interes të qytetit të Gjilanit.

Gjithashtu si deputet që janë zgjedhur nuk kanë ndonjë zyrë apo vend të caktuar ku mund t’i takoj qytetari dhe të komunikoj me ta, sepse qytetarët kanë nevoja të ndryshme dhe një bashkëbisedim me ta do të ishte mbledhje informacioni nga gjendja reale në jetën e qytetarit dhe ngritja e tyre si çështje në parlamentin e Republikës së Kosovës.

Një praktikë e tillë siç duket do të vazhdoj, duke i injoruar qytetarët dhe duke mos u dhënë rastin për asgjë, duke mos i mbrojt interesat e të deleguarit në këtë rast votuesit, sepse siç duket propozimet e deputetit nuk duhet të jenë problem për agjendat e atyre që menaxhojnë me këtë buxhet, dhe si të tillë deputetët janë sa për ngritje dore marrje të një page të majme dhe duke i bashkangjitur kësaj drekat dhe darkat në kurriz të qytetarëve. Siq po shihet ju ka zënë të pa përgaditur bora dhe jeni në gjumë dimëror.
Intelektualet dhe Skifterat prap do të mbesin pa stadionin edhe për vitin 2022

Në fund kam një lutje për ju deputetë të Anamoravës, të jeni të vëmendshëm dhe mos vazhdoni më kështu, kontribuoni për qytetin tuaj, jepni maksimumin tuaj për atë që përfaqësoni, bashkohuni për interes të qytetit të Gjilanit dhe qytetarëve të saj, vendoseni qytetarin në rend të parë, lëreni anash ngjyrat politike dhe partiake punoni në interes të përgjithshëm.

Me shume respekt
MSC.GZIM SHALA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera