Lifestyle

Lëre beben të qajë

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 02 February 2019

Lotët nuk janë të dëmshëm për foshnjë e cila është e shëndetshme, por janë ventil shfryrjeje i saj dhe nuk do të duhej që patjetër ta ndalni

Të qarët e bebes nuk duhet shikuar gjithmonë me ankth, sepse të qarët nuk është gjithmonë shprehje e dhimbjes dhe e emocioneve negative, siç mendojnë zakonisht prindërit, thotë Dr Anna Price, autore e studimit,

Bebja e shëndetshme, e cila qan para gjumi, do të ketë gjumë më të gjatë për 30 për qind, ka treguar studimi i Spitalit Mbretëror të Fëmijëve në Melburn.

-Advertisement-

Studiuesit kanë “shpenzuar” gjashtë vjet në studimin e të qarit të bebeve dhe kanë konstatuar që të qarët është mënyrë e komunikimit.

Kur e lënë beben disa muaj në lot, prindërit e mësojnë që vetë të fle dhe të mos mbështetet në përkundjen e tyre, mbajtjen në prehër, dhënien e qumështit apo lëngut, sepse kjo gjithsesi herët a vonë patjetër duhet të pushojë.

Mënyra e këtillë e edukimit nuk rekomandohet tek foshnjat, të cilat shpesh qajnë sepse janë të uritura, ndërsa te bebet që i kanë mbushur gjashtë muaj duhet mësuar pa racione të natës.

Nëse fëmija zgjohet dhe qan pa arsye, lëreni vetë të fle. Sepse, kur bebja e di që të qarët do t’i sjellë përkundjen në prehër të prindit, lozja me të kurdo që ajo do bashkë me ushqimin e preferuar, do të qajë në çdo kohë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera