Sport

L’Equipe zgjedh formacionin më të mire për 2017

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 03 January 2018

E përditshmja sportive franceze L’Equipe zgjodhi 11 futbollistët më të mirë të kontinentit të vjetër për vitin që sapo lamë pas.

Në një formacion ëndrrash që nuk do të realizohet kurrë, gazetarët transalpinë vendosën yjet e futbollit europian që shkëlqyen në 2017. Portieri Buffon është zgjedhur më i miri në rolin e tij. Veterani është italiani i vetëm në formacionin e L’Equipe dhe gjithashtu përfaqësuesi unik i Juventusit, skuadër që ka luajtur finalen e dytë të Champions në 3 vitet e fundit dhe që ka fituar 6 tituj radhazi në Itali.

Pjesa e luanit në përzgjedhjen e francezëve sigurisht që do ti takonte Realit të Madridit. Galaktikët kanë 4 përfaqësues në formacionin më të mire, Cristiano Ronaldo, Marcelo, Sergio Ramos e Luka Modric.

-Advertisement-

Në një skemë spektakolare 4-2-4 edhe PSG ka kontributin e tij me sulmuesin uruguajan Edinson Cavani, si dhe dy brazilianët Daniel Alves e Neymar, ky i fundit pjesërisht edhe për kontributin te Barcelona. Në formacionin europian të vitit sipas L’Equipe, janë gjithashtu Lionel Mesi, Matts Hummels, dhe Ngolo Kante’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera