Sport

L’Equipe “shkarkon” Emery nga stoli i PSG-së

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 07 December 2017

Unai Emery do të largohet nga Paris Saint-Germain, madje shumë shpejt. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, sipas së cilës presidenti i klubit parizien Nasser al-Khelaifi është shprehur i zhgënjyer me lojën e skuadrës në ndeshjet e fundit, e largimi i trajnerit nuk është thjesht një hipotezë.

Gjithnjë sipas “L’Equipe”, Unai Emery mund të largohet që në muajin janar, pavarësisht pozitave të mira që Paris Saint-Germain ka në kampionat dhe kualifikimit në Champions League si fituesja e grupit, ndërkohë që problem më vete u bë edhe konflikti mes Neymar dhe Cavanit për ekzekutimin e 11-metërshave.

Emery nuk e ka të garantuar rinovimin e kontratës me transalpinët. Mundësia për nisjen e bisedimeve për këtë çështje do t’i krijohet atij, nëse do të mund të çojë Paris Saint-Germain në gjysmëfinalet e Championsit.

-Advertisement-

Por jo vetëm kaq. “L’Equipe” thekson se te Paris Saint-Germain ekziston edhe një listë me zëvendësuesit e mundshëm të Emery, ku shfaqet emri i Luis Enriques, i cili më parë u fol se mund të merrte drejtimin e Bayern Munchen në vend të Carlo Ancelottit.

Ish-trajneri i Barcelonës nuk ka një skuadër dhe mund të jetë kandidati i duhur për pankinën e transalpinëve, por nëse ai nuk shfaq interes për të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain, atëherë vëmendja e drejtuesve të klubit do të drejtohet tek emra të tillë, si Massimiliano Alegri, Antonio Conte, Diego Simeone dhe Jose Mourinho.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera